Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Aktualitet

Behgjet Pacolli i përgjigjet ashpër Berat Buzhalës: “E vërteta nuk mbulohet me shpifje”

todayJuly 5, 2026 20

Background
share close

Polemikat mes figurave publike, biznesit dhe medias kanë hyrë sërish në qendër të debatit publik, këtë herë pas një përplasjeje të fortë mes Behgjet Pacollit dhe gazetarit Berat Buzhala. Ajo që nisi si një reagim ndaj një kronike televizive për Aeroportin e Vlorës është shndërruar në një përballje të hapur, ku akuzat nuk kufizohen më vetëm te përmbajtja e raportimit, por prekin edhe integritetin profesional, moralin dhe marrëdhëniet personale mes palëve.

Në reagimin e tij, Pacolli ndërton një kundërpërgjigje që shkon përtej mohimit të pretendimeve të ngritura ndaj tij. Ai argumenton se sulmi nuk është i rastësishëm, por pjesë e një fushate të qëllimshme për ta diskredituar në opinionin publik dhe për të larguar vëmendjen nga çështjet që, sipas tij, meritojnë debat. Përmes një gjuhe të ashpër dhe akuzash të drejtpërdrejta, ai përpiqet ta paraqesë konfliktin jo thjesht si një mosmarrëveshje personale, por si një shembull të krizës së besimit që, sipas tij, po kalon një pjesë e medias në raport me etikën profesionale dhe interesin publik.

Deklarata e Pacollit pritet të nxisë reagime të shumta, pasi prek tema të ndjeshme si liria e medias, përgjegjësia e gazetarëve, kufiri mes kritikës dhe shpifjes, si edhe ndikimi i interesave politike apo ekonomike në raportimin publik. Përmbajtja e saj shënon një përshkallëzim të mëtejshëm të debatit dhe mund të hapë një diskutim më të gjerë mbi standardet e komunikimit publik dhe mënyrën se si zhvillohen përplasjet mes figurave me ndikim në hapësirën shqiptare.

Më poshtë shkrimi i z. Pacolli.

Ti, Berat Buzhala,

E pashë dhe e dëgjova kronikën tënde nga Aeroporti i Vlorës. Shpifjet e tua nuk më habisin më. Ajo që më detyroi të reagoj këtë herë është TENDENCIOZITETI YT DJALLZOR, I PAMORALSHEM dhe përpjekja e qëllimshme për te demtuar jo vetëm imazhin tim por edhe veprën time të ndertuar me shume mund e para.
Kjo mënyrë e të vepruarit nuk është rastësi. Është një përpjekje e vetëdijshme për të zhvendosur debatin nga problemi real – shkeljet ligjore dhe bllokimi i Aeroportit të Vlorës – drejt një narrative të fabrikuar që synon të më diskreditojë. Kjo nuk i shërben së vërtetës, nuk i shërben publikut dhe nuk i shërben gazetarisë. I shërben vetëm interesave të atyre që kanë frikë nga e vërteta dhe ndoshta ndonjë kocke më shumë për ty!
Duke e njohur mënyrën se si ti vepron, Pas “kronikës” tende u interesova të kuptoj se çfarë fshihet pas këtij sulmi. Mësova se ty t’i ishin ndërprerë, muaj më parë, pagesat mujore që për vite të tëra ishin bërë nga ish-drejtor i Mabetex Holding-it, i cili sot është i denoncuar për vjedhje dhe mashtrim. Nëse kjo është arsyeja e “zgjimit” tënd, atëherë publiku e ka të qartë motivin!

Por dua të të bëj një pyetje që lidhet me ndërgjegjen dhe moralin tënde;

A ke respekt për prindin tënd? A të kujtohet kur, së bashku me ty, ju solla me avion privat në Zvicër, u kujdesa personalisht që t’i sigurohej trajtimi më i mirë mjekësor, ndërsa gjatë gjithë qëndrimit njerëzit e mi u përkujdesën për ju në hotel me pesë yje? Pas përfundimit të trajtimit, ju ktheva sërish në Kosovë në të njëjtën mënyrë.

Nuk e kam përmendur kurrë këtë, sepse ndihma nuk jepet për t’u përmendur dhe as për të kërkuar mirënjohje. Por kur dikush si TI e shkel çdo normë morale, mirësinë e zëvendëson me SHPIFJE DJALLËZORE, mirënjohjen me keqberje dhe të vërtetën me intriga e konspiracione të qëllimshme për të dëmtuar, atëherë heshtja nuk është më virtyt, por do të ishte bashkëfajësi ndaj të keqës. Kur njeriu vepron pa skrupuj, pa dinjitet, pa ndjenjën më elementare të mirënjohjes dhe pa as kokrrën më të vogël të moralit, ai nuk e dëmton vetëm tjetrin; ai dëshmon para publikut varfërinë e karakterit dhe njërzillakut të vet.

Ku është morali yt? Çfarë u thua familjarëve të tu kur shohin këtë sjellje? Si ua shpjegon këtë fushatë të vazhdueshme shpifjesh ndaj një njeriu që, kur pate nevojë, nuk të ktheu kurrë shpinën?

Ti more NJERI I KEQ mund të vazhdosh të shpifësh sebashku me ata të sojit tend. Ti mund të vazhdosh të ndërtosh kronika mbi insinuata e të pavërteta. Por, një gjë nuk mund ta ndryshosh: njerëzit tashmë të njohin. Ata e dinë dallimin mes gazetarisë dhe propagandës, mes kritikës dhe shpifjes, mes integritetit dhe interesit.

Për mua, problemi nuk je vetëm ti. Problemi është fakti që një pjesë e gazetarisë ka rënë në atë nivel sa të shërbejë interesa të caktuara në vend të së vërtetës. Kjo është humbja më e madhe – jo për mua, por për vetë profesionin e gazetarit.

E ti, vazhdo me shpifjet, intrigat dhe konspiracionet tua, e unë, do t’u tregoj njerëzve edhe një anët tjera të medaljes: veprimet dhe prapaskenat e tua, duke filluar nga “vizitat” e tua në Hygeia e deri te ato përtej Atlantikut,
Ti more manipulues, mos harro se une çdo gjë e kam fituar me ndjersë e punë e jo me shantazhe😡😡😡

Shkruan Behgjet Pacolli në Facebook:

Written by: WindowRadio.de

Rate it