Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Aktualitet

Kërcënime me jetë ndaj aktivistit Andrea Bregu, reagim i fortë publik: “Nuk do të tërhiqem”

todayJuly 4, 2026 14

Background
share close

Aktivisti i njohur i kauzave qytetare dhe kombëtare, Andrea Bregu, ka bërë publik një reagim të ashpër, duke denoncuar se, sipas tij, ka marrë kërcënime me jetë dhe mesazhe intimiduese të drejtuara edhe ndaj familjes së tij. Në deklaratën e tij, Bregu pretendon se këto veprime vijnë nga persona që i lidh me strukturat e patronazhimit politik, ndërsa thekson se presionet dhe kërcënimet nuk do ta ndalin angazhimin e tij publik kundër qeverisë dhe as denoncimet që ai bën për çështje që i konsideron me interes publik.

Shkrimi i z. Andrea Bregu në Facebook:

Përgjigje e detyruar nga aktivisti Andrea Bregu për kërcënimet me jetë nga ana e Patronazhistave të Partisë-Shtet

Deri më sot kam marrë qindra komente por nuk i kam kushtuar shumë rëndësi pasi mendoj se misioni është më i madh sesa kostoja e kohës që mund t’i kushtoj disa ofendimeve nëpër komente të dirigjuara nga Endri Fuga dhe Edi Rama me qëllim denigrimin e figurës time si aktivist i çështjeve kombëtare dhe kauzave sociale. 

Por të më shkruash në inbox duke më kërcënuar me jetë dhe familjarisht të largohem sa më parë nga vendi është shkelur vija e kuqe, është shkelur etika politike e një lufte që mund të jetë personale por kurrë që të mbërrijë tek familja e Ramës apo e ndonjë pushtetari të Rama-Lindjes me përjashtim të rastit kur jam marrë me çështjet korruptive të ndonjë kauze që ka të bëjë me lidhje bisnesi dhe që është e detyrueshme moralisht minimalisht t’a denoncosh. Unë Ramës me përjshtim të një rasti vitin e kaluar nuk i kam mbërritur tek familja pasi di që dikush do të mbërrinte në ato momente edhe tek familja ime.

Nëse mua familjarisht më preket qoftë edhe një fije floku në ndonjë mënyrë apo tjetrën nuk do të hezitoj që në sekondin më të parë të kundërpërgjigjem me të njëjtën monedhë pasi dy duart për një kokë janë. Mos e merrni qytetarinë time dhe ruajtjen e etikës si pikë të dobët pasi ajo është pika ime më e fortë por kur do të të vijë momenti dhe ajo fraksioni i sekondës, bota të erret para syve dhe nuk mban më përgjegjësi pasi ajo që duhej parandaluar duke ruajtur vijën e kuqe të etikës në atë moment nuk kthehet më pas. 

Mos më detyroni të jem ai Andrea i përpara 4 apo 5 viteve që pas arrestimit në protestat për të ndjerin Klodian Rasha. Ata që më njohin dinë që në momentin që Andreas i erren sytë nuk ka rëndësi a je “polic”, a je patronazhist, apo anëtar i ndonjë bande kriminale për llogari të Ramës. Unë di të jem edhe i dhunshëm aq sa di të jem edhe paqësor dhe në ektikën e një aktivisti politik.

Mos mendoni se kërcënimet me jetë të dirigjuara nga lart do më bëjnë mua të “rimendoj” luftën me Regjimin Ramist, përkundrazi më bëjnë më të vendosur. 

Sot edhe më shumë se kurrë për ti treguar Regjimit Ramist se as nuk ka hapa pas, nuk ka as intimidime, shantazhime apo kërcënime që do na bëjnë të mendojmë se “mund të tërhiqemi”.

Written by: WindowRadio.de

Rate it