Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Shqipëria gjendet sot në ditët më të zeza të egzistencës së saj!

todayJuly 1, 2026 7

Background
share close

“Në një thënie Shqiptare thuhet: Rranë Malet, u ngritën Halet!”

Piedestali i këtyre Haleve, është sot më shumë se kurrë, i gjendshëm kudo dhe kurdo. Nuk do ndalem tek ky paragraf, por do e shpjegoj me detaje si më poshtë.

Jam munduar këto kohë të kuptoj numrin e llumit që ka në Shqipëri dhe jashtë saj dhe sinqerisht kam kuptuar se llumi nuk paska një numër të caktuar, por qenka pakufij.

Të shitur, të blerë gjithandej. Me lista pagesash, me punë të mira, me drejtime kompanish të huaja, me drejtime OJF-sh dhe OJQ-sh, me ish pozicione Shtetërore e vjedhje masive dhe këto të vjedhura të përkthyera në një tjetër investim force duke kanalizuar linja e rrjete pafund për t’a mbajtur të keqen në kulm me thonjë, me sponcorizime, bursa të dhëna, me mirëmbajtje pagesash edhe për shumë që jetojnë në diasporë, me shifra të frikshme pagesash dhe me offshore dhe pastrim parash, me investime dhe ngritje grupesh kriminale nga hiçi, me shkatërrim të gjithçkaje që ka vlerë etj etj shumë si këto. Dhe lind pyetja: Pse janë të gjitha këto bashkë të ndodhura në vendin tonë? Kush ka pas interes që të gjitha këto të ndodhin në vendin tonë?

Natyrisht që interesi i këtyre gjërave është në pjatën e atyre dashakeqësve historik të Kombit tonë.
Ata kanë parë tek ne shumë dobësi të theksuara si:

A. Mos njohja e plotë e historisë sonë nga Shqiptarët në përgjithësi.

B. Egoja jonë euforike që kemi për njëri tjetrin.

C. Etja për t’u pasuruar në mënyrë të shpejtë dhe padjersë.

D. Mos funksionimi i Kulturës dhe Edukatës shoqërore në tërsi.

E. Mentaliteti i egër dhe i shplarë nga çdo e vërtetë, si me thënë kapemi pas gjurmëve dhe jo pas ujkut.

Ë. Inatet personale dhe urrejtja ndaj suksesit të çdokujt.

F. Inferioriteti dhe dashuria e madhe për “Mitet dhe Kultin e Individit”

G. Humbja me vlerë unikale e fjalës “Besë”.

Gj. Mos njohja e traditës, zakoneve dhe dokeve në përgjithësi.

H. Mos zbardhja e vërtetë e Arkiologjisë dhe gjuhës sonë nga antikiteti deri tani, si dhe propoganda e turbulltë e kanaleve homofobe si brenda Kombit por dhe jashtë saj.

I. Propaganda e pisët mediatike e njerëzve me axhendë dhe të paguar.

J. Përfshirja jonë masive tek punët e njëri tjetrit duke mos pa punët tona personale si primare.

K. Influencat e huaja për ç’orientim masiv dhe shplarjen e trurit.

L. Anësimin e shpirtit tonë ndaj së keqes më shumë se sa ndaj së mirës.

LL. Adhurimi masiv ndaj fesë, por jo ndaj Krijuesit si dhe ndasia kolektive fetare që ka dominuar ndër dekada dhe shekuj.

M. Humbja e vlerave të çdo lufte triumfi për Pavarsi dhe Liri, si dhe zhdukja e çdo kontributi njerëzor që kanë kontribuar realisht në kohëra të ndryshme.

N. Investimi kolosal tek thashethemet, gjyqet kolektive, morali pa moral i hedhur me shumicë kudo si dhe llogjika e dobët për të kuptuar thellësinë por vetëm sipërfaqen.

Nj. Superioriteti i forcës së shprehur nga të gjithë për më të dobtin dhe Inferioriteti i penguar për revolucione ndaj së keqes.

O. Gjithmonë jemi prirur të pranojmë të keqen më të vogël duke e bërë atë më pas të keqen më të madhe dhe duke mos e shkulur të keqen me rrënjë përgjithmonë.

P. Orientim në turmë për duartrokitje masive ndaj atyre që janë të programuar të mbajnë të keqen stok përjetsishtë.

Q. Idea “Ta kem mik filanin apo filanen, se nuk i dihet” si dhe ëndrra për t’u bë i “Madh” nga hiçi pa punë, mund, sakfrificë, djersë dhe eksperiencë.

R. Rreshtimi si në togë ushtarësh, por aspak me ide të qarta lufte dhe influencë indivuale të të qenurit Komandantë dhe Liderë.

Rr. Pranimi kolektiv i heshtjes, kërkesës për një Padron, Boss apo Sundimtarë, por kurrsesi të një Lideri me vizion largëpamës.

S. Mos kuptimi i qartë i Ideologjive, gjeopolitikës, trendit ekonomik global, por veshja masive e militantizmit dhe sulmeve personale ndaj njëri tjetrit.

Sh. Qëndrueshmëria kolektive ndaj së shkuarës, bashkpunimi i gjerë me Të si dhe mos braktisja e saj përfundimisht.

T. Dobsia kolektive e të pasurit një shpirt të pastër, një mendje të kthjellët si dhe një ekonomi të shëndetshme.

Th. Varfëria Ekonomike dhe injoranca kolektive masive.

U. Akademikë me influenca politike, konjukturale si dhe zëra me orekse orientaliste.

V. Dogmat fetare që mbjellin frikë publike për jetën e përtejme.

X. Servilizmi i theksuar masiv si dhe tendenca e shfrenuar për t’i dhënë pushtet absolut dhe ekonomi absolute disa njerëzve që transferohen në Diktarorë dhe më pas këta krijojnë divizione patronazhistësh me idenë e qartë “Përça dhe Sundo”.

Xh. Niveli i pazhvilluar kolektiv i IQ-së (Koefiçentit të Inteligjencës).

Y. Mos ballafaqimi me fakte dhe prova, por me hamendsime, konspiracion si dhe tendenca dizinformimi ku mbjellin frikë, pasiguri, kontroll mbi turmat, shplarje truri dhe aspak zgjidhje afatëshkurtë, afatëmesme dhe afatëgjate.

Z. Mos pasja e një strategjie të qartë se ku ishim, ku jemi dhe ku pretendojmë të shkojmë.

Zh. Humbja e kohës pa kriter në shumë gjëra që nuk kanë aspak vlerë jetësore, ekonomike, vizioni si dhe përfaqsimi për vetëveten në punë konkrete veprash, fjalësh të mbajtura dhe konsolidim marrëdhëniesh me progresin.

Me pak fjalë një alfabet i madh dhe akoma i vazhdueshëm me dobësi kolektive.

Të kthehemi tek thelbi, pse neve si shqiptarë dashakeqësit e historisë na kanë në pjatën e tyre?

  1. Sepse duke na i njohur mirë dobsitë, na mbajnë të kontrolluar me shprehjen “Përça dhe Sundo”
  2. Me blerje dhe shitblerje kategorishë të caktuara individësh pa identitet, pa dinjitet dhe pa shtyllë kurrizore, dashakeqësit rrealizojnë qëllimet e tyre.
  3. Lufta më e madhe nuk bëhet vetëm për sovranitet, por për liri të shpirtit dhe mendjes. Sa prej jush e kuptojnë thellësisht fjalën liri dhe sa prej jush janë 100% të lirë nga çdo zinxhirë të ndërtuar për mbikqyrje dhe kontroll?

Të kuptojmë se revolucionet janë liri shpirti, mendje dhe vizioni, ku thyejnë çdo barrierë të keqe që Matrixi ka vendosur si rregulla loje këtu e qindra dekada apo shekuj më parë. Të sundosh Lirinë, është si të kesh vulën në dorë dhe kur ke vulën nuk kanë se çfarë te duhen shkresat dhe firmat e shumtë të çdo etape.

Kush më mirë se Soros dhe Gylen i di këto për Shqipërinë? Askush.

Kush më mirë i’a di dobsitë shqiptarëve përveç atyre që i kanë ushqyer-ush’shqyer shqiptaret në këto dekada që nga 1944 e deri më sot përveç se dashakeqësit?

Kush po e lufton sot Sovranitetin Kombëtar si dhe Lirinë e Shpirtit apo të mendjes? I’a keni bë këtë pyetje vetes në qetësi dhe kthjelltësinë tuaj?

Kush ka investuar më shumë në shkatërrimin e Shqipërisë në këto 36 vjetë se sa Soros dhe Gylen?

Të dy këta emra kanë ndërtuar Perandori në Shqipëri. Soros është bazuar në shkatërrimin e çdo investimi në vendin tonë ndër dekada, si dhe është investuar në ngritjen në këmbë të llumit të Haleve për të rrëzuar përjetsishtë Malet. Ndërsa Gylen është investuar në aspektin e dogmës fetare si dhe kontrollin e Lirisë së Mendjes apo të shpirtit të lirë që qëndron jashtë Matrixit. Të dy këta i kanë ditur mirë dobsitë tona dhe aty na kanë goditur fortë me çdo mjet të pushtetit të tyre. Kanë nxjerr llumin përpara për të sunduar lirinë dhe sovranitetin. A ja kanë arritur kësaj gjëje do thoni ju? Unë them po, 100%. Rrezultati flet vetë në ditët e sotme se ku ndodhemi. Sot ndodhemi në një udhëkryq të humbjes së Sovranitetit si dhe Lirisë. Kanë ndërtuar me shumë kujdes Perandori e cila kërkon me çdo çmim të sundojë Kombe përjetsishtë. Këtë e kanë bërë me ne gjatë gjithë këtyre viteve. Po kush e kupton? Shumë pak e kuptojnë, sepse shumica janë të veshur me komplekse dhe dobsi pafund. Për çfarë sot protestojnë Shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë saj? Askush nuk e di saktësishtë qëllimin e Perandorisë. Unë jam munduar të shkoj përtej kësaj gjithmonë dhe kam parë që kjo Perandori deri më sot ka pas nën mbikqyrje Sovranitetin dhe Lirinë e çdo Shqiptari dhe të Shqipërisë dhe po sot po kërkon edhe diçka tjetër më shumë dhe e dini se çfarë është? Është zhdukja përfundimtare e hartës së Shqipërisë si Komb dhe vlerë sa njerëzore po ashtu dhe historike.

Projektet si Flamingo apo Shqipëria e Re, përfundojnë zhdukjen e përjetshme të Kombit Shqiptarë.

Këto dy projekte janë studiuar dhe implementuar nga të dy Palët Soros-Gylen ndër vite dhe sot po zhvillohen më gjerë dhe haptazi, pa pasur frikën se do kenë pengesa rrugës. Këto dy projekte nuk kanë lidhje aspak me zemërimin e madh të shqiptarëve ndaj çdo keqëqeverisje. Keqëqeverisja është përdorja më e madhe eksperimentale që po u serviret shqiptarëve të dobët sot në çdo bulevard protestash. Keqëqeverisja e këtyre 36 viteve është ideatuar dhe zhvilluar nga Soros dhe Gylen dhe e gjithë linja e tyre që i ka mbështetur këto projekte përfshi këtu Berishën, Nanon, Metën, Ramën, Veliaj, Bashën etj etj…

Dy tempujt Gylen-Soros dhe anasjelltas që nënkuptojnë PD-PS, Gyleni në fokusin e kontrollit utopik të “Konservatorizit dhe Fesë” dhe Sorosi në kontrollin e “Neoliberalizmit dhe shkatërrimit të çdo vlere të Shqipërisë”. Sorosi dhe Gylen e kanë ndarë lojën e tyre në PD e vjetër pa Berishën dhe PS e vjetër pa Ramën. Berisha dhe Rama quhen cikël i mbyllur për Soros dhe Gylen dhe duhet të largohen sipas tyre që axhenda të vazhdojë edhe pse Berisha apo Rama janë që të dy Sorosianë dhe Gylenistë. Berisha me gjuhën e dhunës dhe islamofobisë dhe Rama me gjuhën e grabitjes me efikasitet dhe neoliberalizmit. Të dy këta janë projekte Sorosiane dhe Gyleniste, por mesa duket ora e tyre ka ardhur në fund.

Po kush i ndihmoi këto dy fronte të ishin kaq të fuqishëm do thoni ju? Rregjimet? Ndërkombëtarët? Konventat e ndryshme? Apo dashakeqësit historikë të Shqipërisë? Unë them të gjitha sëbashku, por më shumë e kanë ndihmuar dobsitë tona të përmendura mësipër. I kanë ndihmuar shumë niveli që nuk njeh alfabetin që ta thotë të gjithën pa shkëputje dhe harresë. I kanë ndihmuar masiviteti i turmës që nuk di Himnin Kombëtar t’a këndojë siç duhet. I kanë ndihmuar shumica e të verbërve që për arsye “mbijetese” kanë bashkpunuar dhe natyrisht i kanë ndihmuar edhe llumi i një ushtrie të madhe që e kanë ndarë turmën në pro dhe kundër të njërit dhe tjetrit për çdo gjë që thuhet dhe shkruhet. Kontrollo mbi Sovranitetin tregon vrasjen e Besës Kombëtare si dhe kontrolli mbi Lirinë, tregon vrasjen e çdo të drejte që kërkohet sot për të ardhmen. Një gurë dhe dy zogj të mëdhenjë. Njëri gurë po vret Shqiponjën Kuq e Zi të krijuar në një nga urdhëresat e Krijuesit duke e zëvendësuar këtë me Flamingo rozë dhe guri tjetër po vret Demokracinë ku pretendojmë të shkojmë me çimentimin e një sistemi pa ideologji. Njëra sjell frontin LGBTQIU dhe tjetra frontin Prindi 1 dhe Prindi 2. Të dyja këta fronte kërkojnë dorë të lirë 100% për t’u implementuar plotësishtë dhe si arsye po përdorin dobsitë e zemërimit masivë të Shqiptarëve për të zëvendësuar Sorosianët e vjetër Berisha-Rama, me disa Sorosianë të rinjë më të manipuluar dhe të shantazhuar për të ndryshuar përfundimisht Shqipërinë nga vendi i Shqiponjave, historisë së vjetër dhe të lashtë në një vend Flamingosh pa identitet Sovran dhe në një Shqipëri tërësisht e kontrolluar nga Orienti dhe Fondamenti i një feje pa fe. Shqiptarët duhet t’a kuptojnë këtë dhe duhet të zgjohen nga gjumi i zëmratës së turmës duke kërkuar jo gabimet e keq qeverisjes por dobsitë e tyre toleruese që po vazhdojnë të hidhen në ajër me shumicë dhe ku këto dobsi po gjejnë vend aktual në llumin e shumtë të një ushtrie të betuar pro Soros dhe Gylen.

Prandaj Shqipëria nuk ka qenë më keq se sot në ditët më të zeza në historinë e egzistencës së saj. Do i lejojmë të ndodhin këto gjëra të zëndësohen, apo do e luftojmë të keqen e madhe duke i’a shkulur rrënjët edhe ato degët e vogla të saj përfundimisht?

Autori: Aleksander Rena
New York USA
25 Qershor 2026

aleksanderrena

Written by: WindowRadio.de

Rate it