Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj tΓ« mΓ« ndiqni nΓ« emisionin argΓ«tues Pa Kufij. BΓ«huni pjesΓ« duke telefonuar nΓ« nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

π˜Ώπ™€π™§π™–π™˜π™–π™  π™₯π™šπ™§ π™©π™š π™™π™šπ™’π™–π™¨π™ π™ͺ𝙖𝙧 π™£π™Ÿπ™š π™ π™§π™žπ™₯π™©π™€π™π™–π™’π™žπ™¨π™©:

todayJune 23, 2026 5

Background
share close

♦️NjerΓ«z qΓ« nuk kanΓ« shkuar kurrΓ« tek kjo protestΓ«, i Β«qajnΓ« hallinΒ» asaj se s’ka organizim as lider;

♦️Ata qΓ« nuk i durojnΓ« dot folΓ«sit qΓ« ngjiten nΓ« tribunΓ«, Β«shprehin keqardhjenΒ» se mos kΓ«ta po i gΓ«njen Irani apo Greqia;

♦️Personazhe qΓ« dΓ«shΓ«rojnΓ« tΓ« mbyllet sa mΓ« shpejt, Β«merakosenΒ» se po mpaket dhe zvoglohet nΓ« numra;

♦️SharlatanΓ« qΓ« se kanΓ« ngritur kurrΓ« zΓ«rin pΓ«r ajrin e TiranΓ«s, janΓ« bΓ«rΓ« papritmas tΓ« ndjeshΓ«m pΓ«r ndotjen e rrugΓ«ve nga manifestuesit;

♦️TifozΓ« tΓ« ethshΓ«m tΓ« Big Brother, tani bezdisen nga protagonizmi i blogereve;

♦️PuritanΓ« qΓ« s’kanΓ« ngritur njΓ« pikpyetje pΓ«r milionat e tenderave tΓ« rrugΓ«ve, kΓ«mbΓ«ngulin tΓ« mΓ«sojnΓ« se kush i financon flamingot prej kartoni;

♦️”IntelektualΓ«” qΓ« kanΓ« bΓ«rΓ« paqe me praninΓ« e ZeqinesΓ« nΓ« parlament, pengohen nga shkollimi i dobΓ«t i atyre qΓ« marshojnΓ« ne shesh;

♦️HipokritΓ« qΓ« se kanΓ« vΓ«nΓ« re kurrΓ« vjedhjen e votΓ«s, predikojnΓ« se kjo krizΓ« nuk zgjidhet dot pΓ«rveΓ§se me zgjedhje;

♦️IndiferentΓ« pΓ«r llahtaret qΓ« kanΓ« ndodhur kur u shemb teatri, apo kur fΓ«mijΓ«t u nxorΓ«n me gaz lotsjellΓ«s tek shtΓ«pitΓ«, te stacioni i trenit, merakosen se kjo lΓ«vizje mos eskalon nΓ« dhunΓ«;

EshtΓ« shumΓ« e thjeshtΓ« ta kuptosh se Γ§dokush nxjerr tΓ« tilla yΓ§kla, nuk ka fare hallin e protestΓ«s, thjeshtΓ« ka tΓ« lidhur zemrΓ«n dhe xhepin me RamΓ«n.

Po tΓ« mendohesh dhe pak e kupton se janΓ« po tΓ« njΓ«jtΓ«t qΓ« deri tani mbroheshin me alibinΓ« se ky i fundit e ka bΓ«rΓ« borxh, por fatkeqΓ«sisht kundΓ«r tij s’ka alternativΓ«

Shkruan Andi Bushati:

Written by: WindowRadio.de

Rate it