Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

A thua po nxihtohem?

todayJune 22, 2026 6

Background
share close

Sot me dt 22 qershor 2026 po mendoja a thua po nxitoj per te treguar nje te vertete te bukur qe ne Shtete te Bashkuara Amerikes ne vendin e premtuar ku ka qindra-mijera Shqiptar qe jetojne dhe punojne me nje ndershmeri dhe thjesht te gjithe te mrekullueshem por ne mes te ketyre jane krijuar shume shoqata Atdhetare Shqiptare gjithandej nga California e larget deri ne New York gjigand nga Florida e nxehte e deri ne Toronto te Canadase , çdo vit mblidhen e kuvendojne me flamurin tone komtar qe ne shekuj eshte lare me gjak , i tregojne botes sa trima jemi dhe me ba me ju dal kush perpara te marrin gjak ne vetull , çdo vit shpallin njeri-tjetrit dekorata, tituj mirenjohje , une personalisht kam marre pjese tek te gjitha pa perjashtim, jam krenua me ta , jam mburr me ta , kam 36 vite qe them mbahu nënë mos ki frike se ke djem ne Amerike, bijt e beses te Skenderbeut qe i dalin zot Atdheut, ju betohem ne Zot qe deri sot i kam dashur dhe i kam respektuar dhe nuk kam menduar kurre ne jete ti braktisi por perkundrazi, por sot mbas shume diteve qe rinia jone e mrekullueshme Shqiptare eshte çua ne te gjithe boten kundra padrejtesive qe na behet familjeve tona ne Atdhe keto shoqata Atdhetare kane vendosur te heshtin me ben te mendoj, a thua vertete keto mirenjohje dhe dekurata qe çdo vit shperdajne per njeri-tjetrin me mitingje gjigande a jane te verteta apo thjesht mburrje se rinia shqiptare ne mes te Tiranes po ben nje nder protestat me te respektuara ne bote, duke fol te gjitha mendiat e botes per zgjuarsine, kurajon , respektin dhe kulturen qe ata po tregojne botes gjoja te çilivizuar dhe keto shoqata perseri vendosin te heshtin dhe asnje, jo jo asnje deri tani nuk ka dale me nje deklerate zyrtare per kete çeshtje shume delikate ku tashme nuk eshte nje individ, nje grup apo nje tjeter por eshte rinia jone e mrekullueshme qe kerkon te drejtat themelore te tyre per mbijetese te trojeve Shqiptare dhe keta vazhdojne te heshtin megjithse populli i tyre po terhiqet zvarre nga politika 85 vjeçare ne Shqiperi, une kam dyshimet e mija sot tek integriteti i ketyre Shoqatave qe deri sot nuk kam patur asnje dyshim prandaj ju bej thirrje qe duhet te thoni diçka per kete gjendje jo normale ne Shqiperi sepse e quani vetin “Shoqata Atdhetare” e kam fjalen per te gjitha paperjashtin, une kam nevoje per miq dhe jo per armiq , e kam me dashamirsi ndaj jush dhe ne asnje moment me te keq, ne qofte se ju i thoni vetit Shqiptar duhet te reagoni , ose me rinine tone te mrekullueshme qe eshte e ardhmja jone ose kundra tyre se me te pakten ata meritojne vemndjen tuaj.
Me respekt Prel Martin (Popaj) 22 Qershor 2026

Written by: WindowRadio.de

Rate it