Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Ne shqiptarët sot kemi në Evropë dy shtete shqiptare: Shqipëria dhe Kosova.
Por, çfarë po bëjmë.

todayJune 21, 2026 16

Background
share close

I.
Shqiptarë të diaspores, të ardhur posacerisht në Shqipëri, ishin dje, gjate mbasdites dhe gjatë natës, në protestë kundër qeverisë Rama në Tiranë.
Ishte protestë cilësore për historinë tonë, jo si protestë, por si bashkim në shqetësimin kombetar midis Shqipërisë, Kosovës dhe diasporës shqiptare në Evropë dhe në Amerikë.
Çfarë po ndodh?
Asgjë e veçantë: emigracioni shqiptar në Evropë është kundër qeverisë Rama në Tiranë, sepse e kanë kuptuar që Rama nuk ndjek rrugën historike të bashkimit kombëtar. Por na duhet të theksojme se ky emigracion e ka shqetësuar shumë politikën e Serbisë.
Serbia ka që nga viti 2008, që është me shqetësim të brendshëm politik për pavarësinë e Kosovës
Pse?
Kryesorja po duket të jetë se emigracioni shqiptar, që e ka mendjen në Shqipëri, nuk beson te karakteri kombëtar i kryeministrit Edi Rama.
Cilat janë arsyet e këtij mosbesimi?
Kjo është më shumë intuitë që emigracionit shqiptar ia krijon qartë dashuria e madhe që ai ka për Shqipërinë, ngaqë emigracioni shqipta këtë shqetësim kombetar e ka pasur prej shekujsh, dhe vijon ta ketë të fortë edhe sot, sepse ky ka qenë fati shekullor i Shqipërisë dhe vetë shqiptarëve: emigracioni shqiptar perballe Shqipërisë së pushtuar; kurse sot, emigracioni shqiptar ndodhet përballë dy shteteve shqiptare të pavarur: Shqipëria dhe Kosova.

II.
Historia e Shqipërisë dhe ajo e shqiptarëve ka qenë, në një-mijë vite rresht, ndjenjë e thellë atdhedashurie.
Dhe nuk duhet ta harrojmë se Rilindja Kombëtare e Shqipërisë dhe shqiptarëve, në Shekullin e XIX, eshte krijuar dhe ka vepruar në diasporë, duke krijuar Rilindjen Kombëtare kundër pushtimit 500 vjeçar të Perandorisë Osmane.
Por Shekulli i XX sigurisht që ka qenë shpërthimi historik i Shqipërisë; kurse Shekuli XXI erdhi dhe iu dha shqiptarëve Kosovën, shtetin e dytë shqiptar në Evropë.

III.
Në historine që kemi kaluar ne shqiptarët, kanë qenë AutroHungarezët dhe gjermanët aleatët tanë të ngushtë, kurse tani, në Shekullin e XXI, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleati ynë që na ndihmuan me lufte për të marrë shtetin e dytë shqiptar të pavarur – Kosovën.
Por tani na duhet ta themi si të provuar që: ne shqiptarët kemi një histori te madhe, e cila ecën sipas vijës historike: Teuta e Madhe e Ilirisë, Gjergj Kastriot Skënderbeu i Arbërisë dhe, Ismail Qemali e Ibrahim Rugova, që janë sot heronjtë Kombëtare të krijimit të dy shteteve shqiptare aktualë – Shqipëria dhe Kosova.
Jemi dy shtete shqiptare, por ende nuk kemi një qeveri të karakterit të lartë të bashkimit kombetar, as në Tiranë dhe as në Prishtinë.
Atëherë?
Të shohim, sepse ende nuk kemi një zgjidhje.
Por sigurisht që zgjidhja do të vijë.

Spartak Ngjela
Tiranë më:
9 qershor 2026

Written by: WindowRadio.de

Rate it