Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

NEOMALSORJA U ZGJUA VONË?
NEOMALSORIA FILTËR NË CILIN FILTRIM PO SHËRBEN?

todayJune 15, 2026 12

Background
share close

Të presim se gjëra interesante po vijnë.

Sot shumë njerëz po duartrokasin largimin e Marjana Koçekut nga Partia Socialiste.
Në rrjete sociale po flitet për guxim, për revoltë, për ndërgjegje dhe për një akt që gjoja e vendos atë në anën e qytetarëve.
Por para se të shpërndajmë medalje morale, është e domosdoshme të kujtojmë një të vërtetë të thjeshtë:
Marjana Koçeku nuk u bë deputete duke sfiduar sistemin.
Marjana Koçeku u bë deputete falë sistemit.
Nuk hyri në Parlament si e pavarur.
Nuk hyri duke luftuar Partinë Socialiste.
Nuk hyri duke kundërshtuar Edi Ramën.
Hyri në Parlament nën logon e Partisë Socialiste, me mbështetjen e Partisë Socialiste, me votat e Partisë Socialiste dhe me vendimin politik të Partisë Socialiste.
Prandaj sot pyetja nuk është pse u largua.
Pyetja është:
Pse nuk foli kur duhej?
Ku ishte Neomalsorja kur banorët e Thethit po përballeshin me aksionet e shembjeve?
Ku ishte deputetja e maleve kur familje të tëra shikonin me lot në sy sesi investimet, kursimet dhe mundi i tyre po ktheheshin në grumbuj betoni?
Ku ishte zëri i fortë i Alpeve shqiptare?
Ku ishte rebelja që sot flet për ideale?
A e dëgjuam të përplasej me qeverinë?
A e pamë të sfidonte ministrat?
A e pamë të dilte në mbrojtje të banorëve me të njëjtin pasion që sot flet për pavarësinë e saj politike?
Jo.
Heshtje.
Po në Rrjoll?
Banorët protestojnë prej muajsh.
Kanë ngritur zërin për tokat
për të drejtat e tyre,
për të ardhmen e zonës.
Ku ishte deputetja?
Pse nuk shkoi pranë tyre?
Pse nuk u ul me ta?
Pse nuk e ngriti çështjen me forcë në Parlament?
Pse nuk kërcënoi me largim nga partia atëherë?
Pse nuk foli për kufijtë moralë atëherë?
Po për Dukagjinin?
Sa premtime janë bërë për atë zonë?
Sa herë janë dëgjuar fjalë të mëdha për zhvillim,
për rrugë,
për investime,
për turizëm?
Sa herë është premtuar rruga e Dukagjinit?
Dhe sot, ku është ajo rrugë?
Ku janë ato premtime?
Pse nuk pati asnjë revoltë publike nga deputetja e zonës?
Pse nuk pati asnjë përplasje me qeverinë për një premtim të pambajtur?
Pse nuk pati asnjë ultimatum?
Sepse për sa kohë ishte koha për të ngritur kartonin, kartoni ngrihej.
Dhe kjo është pika që shumë njerëz sot po përpiqen ta harrojnë.
Nuk mund të flitet për pavarësi politike pa folur më parë për përgjegjësinë politike.
Marjana Koçeku ishte pjesë e mazhorancës.
Ishte pjesë e shumicës parlamentare.
Ishte pjesë e votave që mbajtën në këmbë qeverinë.
Ishte pjesë e çdo vendimmarrjeje të rëndësishme.
Ishte pjesë e çdo numri që i duhej pushtetit.
Kur duhej votuar, kartoni ngrihej.
Kur duhej mbështetur qeveria, kartoni ngrihej.
Kur duhej miratuar një ligj, kartoni ngrihej.
Kur duhej treguar disiplinë partiake, kartoni ngrihej.
Dhe tani papritur na thuhet se idealet paskan qenë ndryshe.
Por qytetarët kanë të drejtë të pyesin:
Nëse idealet ishin ndryshe,
pse votat ishin gjithmonë njësoj?
Nëse bindjet ishin ndryshe,
pse kartoni nuk ishte ndryshe?
Nëse ndërgjegjja ishte kundër, pse nuk u pa kundërshtimi?

Një nga debatet më të mëdha lidhet edhe me të ashtuquajturën Paketë e Maleve.
Një ligj që ka shkaktuar diskutime të shumta në zonat malore.
Një ligj që shumë banorë e shohin si kërcënim për pronat,
kullotat, bjeshkët dhe të drejtat tradicionale të komuniteteve vendase.
Kur ai ligj kaloi,
ku ishte kundërshtimi?
Ku ishte revolta?
Ku ishte vota kundër?

Sot është e lehtë të thuash se je e pavarur.
Por historia politike nuk fillon sot.
Historia politike fillon me votat që ke dhënë dje.
Dhe ato vota nuk zhduken.
As firmat nuk zhduken.
As përgjegjësitë nuk zhduken.
As heshtja nuk zhduket.
Prandaj problemi nuk është largimi nga Partia Socialiste.
Çdokush ka të drejtë të largohet.
Problemi është se po tentohet të paraqitet ky largim si një akt heroik që fshin të kaluarën.
Por e kaluara nuk fshihet.
Nuk fshihet Thethi.
Nuk fshihet Rrjolli.
Nuk fshihet Dukagjini.
Nuk fshihen premtimet e pambajtura.
Nuk fshihen ligjet e votuara.
Nuk fshihen kartonët e ngritur.
Nuk fshihen vitet e mbështetjes së pushtetit.
Nëse sot kërkohet besimi i qytetarëve,
atëherë duhet fillimisht llogaridhënie.
Duhet shpjegim.
Duhet reflektim.
Sepse nuk mjafton të largohesh nga partia.
Duhet të tregosh pse heshte kur duhej të flisje.
Duhet të tregosh pse nuk kundërshtove kur duhej të kundërshtoje.
Duhet të tregosh pse nuk ishe pranë banorëve kur ata kishin nevojë për ty.
Deri atëherë, largimi nga Partia Socialiste mbetet një akt politik që ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.
Dhe pyetja më e madhe mbetet kjo:
A u largua nga Partia Socialiste për shkak të parimeve,
apo parimet u kujtuan vetëm pasi vitet e mbështetjes së pushtetit kishin mbaruar?

Përgatiti:
Koja Leonard:

Written by: WindowRadio.de

Rate it