Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Dinjiteti shtetëror i Danimarkës dhe nënshtrimi i elitës politike shqiptare:

todayJune 9, 2026 16

Background
share close

Kur Donald Trump ktheu sytë nga Grënlanda dhe ofroj një ofertë kaubojeske për t’a blerë ishullin danez, krejt bota u çudit; Ishte një propozim poshtërues, thuajse kolonizues: blerja e ishullit më të madh në botë.

Elita daneze e dha provimin: “Nuk jemi në shitje!”

Në Kopenhagë, propozimi i Trump u prit si një fyerje e rëndë kombëtare. Kryeministrja, Presidenti, mediat, OJQ-të, akademia dhe intelektualët, dhe vetë Mbretëria Daneze, u çuan në këmbë, u hallakatën dhe i bënë NJË për t’a kundërshtuar ofertën kolonizuese të Trump.

Me një këmbëngulje të pathyeshme danezët si politikë ia përplasën derën superfuqisë botërore.

Danezët nuk bënë hesap kostot ekonomike dhe as nuk u trembën nga dëmet diplomatike apo hakmarrja e Trump.
Për danezët, Grënlanda nuk ishte vetëm tokë; ishte një pasuri e shenjtë, një natyrë fantastike që nuk mund të shkatërrohej për interesa hotelesh, VIP-ash e fushash golfi. Danimarka politike zgjodhi dinjitetin para dollarëve.

Por, çfarë po ndodh në Shqipërinë tonë? Kontrasti është sa tronditës, aq edhe dëshpërues.

Atje ku krejt Danimarka u çu në këmbë për të mbrojtur natyrën dhe sovranitetin tokësor, në Shqipërinë tonë krejt shteti kapituloj; u shemben edhe themelet më të fundit të vetërespektit. Sazani, Rrjolli, Zvërneci, perlat më të çmuara të natyrës shqiptare, nuk po mbrohen nga elita politike shqiptare, nuk po mbrohen nga akademia e as nga media; ato po nxirren në pazarin e radhës.

Nuk ka asnjë qëndresë nga (pa)kryeministri, Presidenti , opozita, media e as nga akademia: Përkundrazi, skena politike, mediatike dhe akademike shqiptare është përfshirë në një “luftë” absurde:
Kryeministri dhe Presidenti bëjnë gara se kush do t’i shtrojë tapetin e kuq më të gjatë dhëndrit dhe vajzës së Trump (Jared Kushner dhe Ivanka Trump).

Mediat dhe Opozita janë bërë bisht i Edi Ramës në vend që të bëhen zëri i protestuesve

Ndërsa Danimarka rrezikoi marrëdhëniet me Shtëpinë e Bardhë për të mbrojtur akullnajat dhe dinjitetin e saj kombëtar, elita politike në Shqipëri po shtyn njëra-tjetrën me bërryla se kush t’ia falë më lirë e më shpejt tokën shqiptare kushërinjve, hallave, tezeve, dajave dhe dhëndurëve të Trumpit & Co.

Të nderuar lexues,
Danimarka shpëtoi Grënlandën sepse kishte politika me dinjitet (pozitë dhe opozitë), kishte media e akademi; Shqipëria politike po i dorëzon bukuritë e saj sepse ka sistem të korruptuar politik (pozitë dhe opozitë), mediatik dhe akademik.

Por, fatbardhësisht #Shqipëria nuk ka vdekë; shqiptarët po organizohen; shiko protestat popullore në mbarë tokat shqiptare… Edhe shqiptarët si #Danimarka! Pse jo?

Shkruan Gëzim Mekuli:

Written by: WindowRadio.de

Rate it