Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

“Pse SPAK vepron me shpejtësi në Zvërnec dhe hesht për Rrjollin?”

todayJune 9, 2026 29

Background
share close

Kjo është pyetja që ngre gazetari Elton Qyno, duke vënë në diskutim standardet e hetimit për dy prej çështjeve më të debatueshme të pronave në bregdetin shqiptar.

Në një reagim publik, Qyno ka krahasuar hetimin e nisur nga SPAK për pronat në Zvërnec me situatën në Rrjoll, ku prej kohësh banorët kanë ngritur akuza dhe kanë depozituar kallëzime për projektin turistik që po zhvillohet në zonë.

Sipas gazetarit, ndërsa në Zvërnec prokurorët kanë ndërmarrë një seri veprimesh intensive hetimore, duke sekuestruar dokumente, pajisje elektronike dhe llogari bankare, në rastin e Rrjollit nuk është parë i njëjti angazhim, pavarësisht denoncimeve të shumta të bëra në SPAK dhe institucione të tjera.

Qyno ngre pikëpyetje mbi atë që ai e konsideron një trajtim të ndryshëm të dy rasteve me problematika të ngjashme dhe kërkon të dijë se përse nuk është ndërmarrë një hetim i ngjashëm edhe për çështjen e pronave në Rrjoll.

Statusi i plotë i Elton Qynos:

“Një hetim ‘rrufe’ i nisur nga SPAK, për çështjen e pronave të Zvërnecit, ka risjellë edhe një herë në qendër të vëmendjes standardet e dyfishta dhe deri të trefishta të hetimit të rasteve që kanë kauza të njëjta ligjore.

Standardi i dyfishtë lidhet me dy raste të ngjashme investimi në zonat bregdetare të Rrjollit dhe Zvërnecit.

  1. Për rastin e Zvërnecit, u duk se SPAK ndërmori një aksion revolucionar hetimor, ku brenda një kohe fare të shkurtër ndërhyri me shumë veprime ‘rrufe’, kontrolle banesash, kompjuterash, telefonash, USB-sh, dokumentesh, sekuestrim llogarish bankare, kontratash shitjeje dhe kontratash dhurimi, duke u zotuar se do bëjë një hetim historik mbi kronologjinë e pronës.
  2. Për rastin e Rrjollit, megjithëse ka kallëzim në SPAK, denoncim në ambasada e shumë institucione të tjera, prokurorët e SPAK nuk kanë nisur një hetim ‘rrufe’, për t’i sekuestruar llogaritë investitorit Bashkim Ulaj, për të bllokuar llogaritë e pronarëve të tokave në Rrjoll si dhe për të hetuar zyrtarë të hipotekës apo këdo tjetër që del i përfshirë.

Ndaj, në këto raste shumë të ngjashme me njëra-tjetrën, lind pyetja se kush e kërkoi nga SPAK hetimin ‘rrufe’ për Zvërnecin dhe kush po e pengon SPAK-un për të nisur një hetim ‘rrufe’ për çështjen e pronave në Rrjoll.”

Written by: WindowRadio.de

Rate it