Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Në këtë teatër absurd që quhet Shqipëri, ka një kastë personazhesh që për trembëdhjetë vjet jetuan si shërbëtorët e bindur të oborrit të Mbretit Lakuriq.

todayJune 7, 2026 9

Background
share close

E panë mbretin pa rroba, e panë pallatin të mbushej me hajdutë e eskorta, e panë sofrën publike të kthehej në han kusarësh, por heshtën. Heshtën me një devotshmëri prej eunukësh politikë. Asnjë status. Asnjë revoltë. Asnjë fjali. Vetëm ndonjë emoji servile poshtë propagandës së oborrit.
Sot, papritur, janë zgjuar si Don Kishotë të vonuar, me shpata kartoni në duar, duke kërkuar burgje, gijotina e revolucione morale. Të njëjtët që në kohën kur duhej guxim, fshiheshin pas perdeve si personazhet e Kafkës, sot dalin si prokurorë të ndërgjegjes kombëtare.
Në fakt, nuk janë as Don Kishotë. Don Kishoti të paktën luftonte mullinjtë nga idealizmi. Këta janë më afër korbave të Orwell-it në “Fermën e Kafshëve”: ulërijnë vetëm kur era ndryshon drejtimin. Deri dje hanin thërrimet e pushtetit dhe tallnin këdo që ngrinte zërin kundër regjimit ramist. Opozita rrihej, burgosej, përgjohej, linçohej mediatikisht, ndërsa këta bënin rolin e spektatorit cinik në ballkonin e teatrit, duke fishkëllyer ndaj atyre që luftonin.
Sa herë opozita protestonte, këta dilnin si Zonjushat Bovari të Facebook-ut shqiptar, me filxhanin e moralit në dorë, duke na shpjeguar se “nuk bëhet politika me zhurmë”, “populli është lodhur”, “duhet qytetari”. Ndërkohë qytetaria e tyre konsistonte në heshtjen para korrupsionit dhe heroizmin virtual kundër opozitës.
Dhe tani, kur anija po fut ujë, minjtë kanë filluar të mbajnë leksione mbi moralin publik. Tani u është zgjuar revolucioni. Tani kërkojnë burg për ata para të cilëve dridheshin deri dje. Tani bëjnë “patriotin me status”, pasi vendi u shpopullua, rinia iku dhe shteti u kthye në një ankand klientelist.
Në letërsi, këta personazhe zakonisht përfundojnë keq, jo si heronj tragjikë, por si figurantë qesharakë. Si Tartufi i Molierit, që predikon virtytin ndërsa fsheh pisllëkun nën zhgun. Sepse hipokrizia politike është forma më e ulët e frikës, të godasësh opozitën kur ajo lufton dhe të zgjohesh trim vetëm kur ujku është plakur.

Siç do të thoshte Carl Gustav Jung, “Hija e tyre nuk është te e keqja që panë, por te heshtja me të cilën bashkëjetuan derisa frika iu maskua si moral”
Apo

siç Erich Fromm paralajmëront “Njeriu që mësohet gjatë me nënshtrimin, nis ta urrejë jo tiranin që e shtyp, por atë që ia kujton se ka jetuar i gjunjëzuar.”

Shkruan Irma Marku:

Written by: WindowRadio.de

Rate it