Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Historia nuk parashikon dot Zotin, as seksin, por parashikon fundin e diktatorëve.

todayJune 6, 2026 7

Background
share close

ZOTI, SEKSI DHE PUSHTETI

Historia nuk është thjesht një arkiv datash e dokuemntesh, por një arkiv i pakontestueshëm, që dëshmon me saktësi ciklin e pushtetit: ngritjen dhe rënien e diktatorëve.

Përgjatë shekujve tirania ka ndjekur pothuajse të njëjtën rrugë, duke i dëshmuar njerëzimit se kujtesa, shpesh e shkruar me gjak, nuk fshihet dhe se llogaridhënia përpara popullit është e pashmanghsme. Ngritja e diktatorëve ushqehet pothuajse gjithmonë nga krizat e thella sociale, ekonomike apo politike. Në kohë të vështira, figura karizmatike shfaqen si shpëtimtarë të kombit.

Me propagandë e populizëm ata premtojnë parajsën, zhvillimin ekonomik, stabilitetin e vendit dhe lavdi, por sapo marrin frenat e shtetit, përmes kultit të individit, censurës absolute dhe eliminimit të opozitës, ata ndërtojnë të tashmen dhe diktojnë të ardhmen të frymëzuar nga egoja dhe arroganca e tyre.

Por pikërisht në kulmin e pushtetit, kur ndjehen perëndi, fillon të shkërmoqet madhështia e tyre. Arkivi i historisë dëshmon se asnjë regjim që bazohet në shtypjen e popullit nuk ka mundur që të jetë i përjetshëm. Fundi e diktatorëve me anë të protestave, me anë të revolucioneve, tradhtive të brendshme apo me anë të mënyrave të tjera, është gjithmonë i dhunshëm dhe poshtërues.

Fundi tragjik i Çausheskut, varja e Musolinit, vetëvrasja e Hitlerit në bunker etj., dëshmojnë se as pasuria, as rrethi i ngushtë, as policia, as ushtria, as bunkerët, askush dhe asgjë nuk mund t’i shpëtojë diktatorët nga Dita e Gjykimit.

Historia nuk parashikon dot Zotin, as seksin, por parashikon fundin e diktatorëve.

Shkruan Antela Spaho:

Written by: WindowRadio.de

Rate it