Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Opinion
todayJuly 24, 2026 11
Prej 55 ditësh qytetarët nuk po i kërkojnë as pasuri, as privilegje, as favore. Po i kërkojnë vetëm një gja, t’dëgjojë zanin e tyne.
Ai, në vend që të reflektojë, i quan “mosmirënjohës”. Kjo nuk ashte ma vetëm krizë politike, por një problem ma i thellë, politik, moral dhe shendetesor.
🔻Diagnoza e parë ashte politike. Kryeministri sillet sikur taksat e shqiptarëve janë pronë e tij dhe sikur qytetarët duhet t’i jenë mirënjohës për mënyrën se si i shpenzon.
Jo zoti Rama. Paratë janë të qytetarëve, pushteti ashte i përkohshëm, ndërsa llogaridhënia ashte detyrim kushtetues dhe politik.
🔻Diagnoza e dytë ashte morale. Ai përsërit se punon ditë e natë për Shqipërinë. Askush nuk ia mohon lodhjen, madje na habit me keto sakrifica sublime.
Pikërisht për këtë arsye, ndoshta ka ardhur koha të pushojë. Qytetarët nuk po i kërkojnë sakrifica të tjera, por një akt dinjiteti, t’dëgjojë popullin dhe të largohet.
🔻Diagnoza e tretë ashte njerëzore. Kur një njeri bindet se vetëm ai mund ta shpëtojë vendin, se vetëm ai e çon Shqipërinë në Europë, se pa të gjithçka shembet, atëherë nuk kemi ma të bajme me besim në vetvete, por me kultin e vetes.
Historia na ka mësu se ky ashte momenti kur pushteti fillon të humbasë lidhjen me realitetin dhe të verteten.
➖Qetësohuni, zoti Rama.
Shqipëria nuk fillon me ju dhe nuk mbaron me ju. Ky vend ka një brez të ri, të arsimum, me mendësi perëndimore, që nuk kërkon autokratë anadollakë, por institucione europiane, liri, meritë dhe përgjegjësi.🇦🇱
Ndonjëherë, shërbimi ma i madh që mund t’i bësh vendit nuk ashte të qëndrosh me çdo kusht në pushtet, por të dish të largohesh në kohën e duhun dhe kjo kohe ashte sot!
Nard NdokaPartia Demokristiane e Shqipërisë
Written by: WindowRadio.de
todayJuly 23, 2026 4
todayJuly 23, 2026 7