Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Protestat në Shqipëri: Një energji e jashtëzakonshme qytetare që ka nevojë për drejtimin e duhur:

todayJune 25, 2026 13

Background
share close

Protestat në Shqipëri vuajnë nga mungesa e një lidershipi të qartë, duke bërë që energjia popullore të shpërdorohet në përpjekje të pafrytshme. Përballë kësaj situate, shoqëria ka nevojë urgjente për një pjekuri politike që e kalon kauzën nga thirrjet për revolucion në mosbindje civile konkrete. Këto veprime duhet të kenë për qëllim imponimin e një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira, të mundësuara nga një përfaqësi e besueshme dhe e dalë nga vetë protestat.

Kam vënë re një mungesë të theksuar lidershipi në protestat aktuale, çka po bën që energjitë e popullit shqiptar të shkojnë dëm në atë që shihet si përpjekja e fundit për shpëtim. Është paradoksale që për udhëheqjen e vendit po shpresohet te figura si historianë apo gazetarë, ndërsa vizioni mbetet i paqartë.

Fakti që ky regjim është i instaluar dhe mbështetet nga faktorë të caktuar ndërkombëtarë është i qartë, por ajo që na mungon është forca dhe efikasiteti për ta larguar nga pushteti. Aktualisht, ekziston një diskordancë e madhe midis thirrjeve për revolucion dhe veprimeve konkrete. Nevojitet një mosbindje civile që do ta bënte qeverisjen të pamundur dhe do ta detyronte qeverinë të jepte dorëheqjen.

Për të dalë nga kjo krizë, duhet imponuar vullneti politik për krijimin e një qeverie teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira, nga të cilat mund të dalë një forcë e re politike, e gjeneruar nga vetë protesta.

Kjo arrihet vetëm përmes një përfaqësie të re, të përshtatshme dhe të besueshme, që di jo vetëm të negociojë, por edhe të imponojë kushte. Duhet të jetë e qartë se në këto ndryshime jetike, të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, duhet të jenë pjesë e këtij ndryshimi. Mos i shkatërroni energjitë e njerëzve për ndryshim me ambivalencë dhe kontradita.

Duhet të ketë një zëdhënës protesta; populli ka dëgjuar shumë fjalime aty dhe duhet të vlerësohet se kush duhet ta përfaqësojë.

Falë energjisë dhe forcës së shqiptarëve, kjo lëvizje ka bërë jehonë në mbarë botën. Ajo ka ndërgjegjësuar qytetarët mbi vizionin e tyre për Shqipërinë e së ardhmes: një vend të drejtë që përdor pasuritë në mirëqenie të popullit. Ky vizion garanton transparencë në menaxhimin e fondeve publike, shëndetësi dinjitoze, ekonomi të qëndrueshme dhe arsim të standardeve më të larta.

Po ashtu, ai siguron banesa për shtresat në nevojë, paketa stimuluese për kthimin e emigrantëve dhe ripopullimin e vendit, mbështetje për familjet dhe fëmijët, si dhe një kuadër ligjor që mbron rreptësisht pronën dhe qytetarët. Integrimi efektiv i profesionistëve të diplomuar në Perëndim në strukturat udhëheqëse të vendit.

DR. Genc Struga:

Written by: WindowRadio.de

Rate it