Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

MOS BRE SE NUK TA KAM BORXH!

todayJune 24, 2026 12

Background
share close

Vëlla Dardan, mos ma merr për keq, por para se të vish të protestosh për të më rrëzuar qeverinë që kam zgjedhur me votë, shiko pak hallet e shtëpisë sate. Mos e qaj më shumë se unë pensionin tim, shëndetësinë time, arsimin tim dhe plagët e Shqipërisë, sikur të mos kem sy t’i shoh e mend t’i kuptoj vetë.

Dardania ende nuk është në OKB. Komandantët e luftës, ata që u ngritën kundër makinerisë serbe, denigrohen në Hagë. Prej vitesh institucionet përplasen dhe nuk arrijnë të gjejnë konsensusin që i duhet një shteti të ri. Këto janë plagë të vërteta që kërkojnë urtësi, jo gishtin drejt Tiranës.

Mos harro se kur ti kishe hall, ne nuk pyetëm kush ishte i majtë e kush i djathtë, kush ishte në pushtet e kush në opozitë. Edhe pse Shqipëria kishte dalë nga viti i mbrapshtë 1997 dhe kishte tradhtarë që furnizonin makinerinë serbe, populli shqiptar u bë njësh dhe nuk lejoi Golgotën shqiptare. Shqipëria e varfër, e lodhur dhe e plagosur, hapi zemrën dhe shtëpitë për vëllezërit e saj.

Prandaj mos e ngatërro vëllazërinë me të drejtën për të vendosur në emrin tim. Mos e quaj veten më patriot se unë, e as mos më thuaj se kush duhet të më qeverisë. Këtë e vendos unë me votën time dhe askush tjetër.

Eja si vëlla, si shqiptar, si mik. Eja të pimë një kafe, të ndajmë gëzimet e hallet, të kujtojmë gjakun e përbashkët dhe historinë që na lidh. Por mos eja të shtosh turmat, të bëhesh zë i padurimit, apo të më shesësh si dashuri për Shqipërinë atë që nuk ke arritur ende ta ndërtosh plotësisht në shtëpinë tënde.

Le të rregullojmë secili çatinë e vet, pa harruar kurrë se jemi degë të së njëjtës trung, bij të të njëjtit gjak dhe se Shqipëria e Dardania nuk kanë nevojë për përçarje mes vëllezërve, por për urtësi, respekt dhe mirëkuptim.

Sepse vëllai nuk i vë zjarrin shtëpisë së vëllait. Vëllai i qëndron pranë, edhe kur nuk mendon njësoj.@

Shkruan Ymer Nurka:

Written by: WindowRadio.de

Rate it