Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

LETËR E HAPUR
Drejtuar:
Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi
Kryeministrit Edi Rama
Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram Bega:

todayJune 12, 2026 10

Background
share close

Të nderuar zotërinj!

Prej disa muajsh kam ndjekur me shqetësim diskutimet e bëra për reformën territoriale dhe veçanërisht për ndryshimet e propozuara në disa bashki të jugut të Shqipërisë. Pa dorashka dua të them se ndryshimet territoriale në këto bashki i hapin rrugën krijimit të asosacionit të komunave me shumicë greke.
Për të realizuar këtë lidhje gjeografike e politike, siç kemi dëgjuar, i është hapur rruga shkrirjes së Bashkisë së Konispolit dhe asaj të Delvinës, duke i vendosur në varësi të qendrave të tjere territoroale. Përkundër këtyre zhvillimeve, në anën tjetër, në territoret e minoritetit grek, kemi konsolidimin e bashkive minoritare me idenë që të mundësohet asosacioni i bashkive me shumicë greke. Përpjekjet e qarqeve të caktuara nacionaliste greke për ta krijuar me çdo kusht asosacionin është vazhdimi i politikave të kahershme që ata kanë ndjekur, me objektiv helenizimin e jugut të Shqipërisë. Përpjekjet për ta mbajtur në kthetrat e veta Himarën shqiptare, ngulimet në rritje të varrezave të ushtarëve grekë në teritorin shqiptar e të tjera përpjekje si këto, flasin qartë për objektivat e politikës greke në dëm të Shqipërisë.
E shqetësuar si qytetare dhe intelektuale e Çamërisë, shtroj përpara vetes dhe opinionit shqiptar disa pyetje të lidhura ngushtë me ekzistencën tonë kombëtare.

  1. Deri kur do t’i bëhen lëshime ekzistenciale Greqisë në Republikën e Shqipërisë?
  2. Përse nuk zbatojmë në politikën tonë të jashtme parimet e dinjitetit dhe reciprocitetit?
  3. Cilat janë shkaqet që ne bëjmë lëshime kardinale, të cilat kanë prekur interesat kombëtare shqiptare?
  4. A kemi të bëjmë në këto zhvillime me fenomenin e kapjes së politikës dhe të shtetit shqiptar nga politika e shtetit grek?
  5. A duhet të kemi rregullime të plota të kuadrit ligjor me të cilat të bëhet e pamundur vendimmarrja e politikanëve të caktuar në dëm të interesave kombëtare shqiptare?
  6. Deri kur interesat tona kombëtare do ti varim tek dëshirat e politikës greke e cila ka kushtëzuar hyrjen e Shqipërisë në BE?
    Në këto zhvillime të rëndësishme ndaj pikpamje të kundërta me njerëzit e reformës territoriale dhe ata të partisë në pushtet.
    Në këto kushte propozoj:
  • Të ruhet me të gjitha mjetet bashkia e Konispolit si qendra e vetme e përfaqësimit të Çamërisë në Shqipërinë e mbetur.
  • Të hartohet një plan i posaçëm rindërtimi e zhvillimi për qytetin e Konispolit e fshatrat përreth.
  • Të hartohen projekte të financuara nga shteti për nxitjen e agroturizmit dhe agrokulturës.
  • Të hartohet një plan investimi për restaurimin e banesave qytetare konispolate.
  • Të planifikohet restaurimi i 15 banesave qytetare karakteristike të Konispolit tek të cikat është urgjente restaurimi i shtëpive , oborreve si dhe dyerve të jashtme, me gurë të latuar me qemer.
  • Të rindërtohet Shtëpia e Kulturës në Konispol, në të cilën historikisht, vite më parë, janë zhvilluar aktivitete kulturore dhe artistike.
  • Të investohen disa fabrika të industrisë së lehtë dhe ushqimore, si ajo e përpunimit të ullirit dhe vajit të ullirit, ajo e agrumeve dhe nënprodukteve të tyre, përpunimin e qumshtit e të tjerë.
    I përmenda këto raste, jo si një specialiste e fushës, por si një qytetare dhe atdhetare e lidhur fort me fatin e vendlindjes sime.
    Pse duhet reciprociteti në mardhëniet me Greqinë dhe çfarë duhet ti kërkojmë asaj?
    Të njohur historikisht me kërkesat e Greqisë për varret e ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri, me kërkesat për vendosjen e shtatoreve të atyre që vranë shqiptarë të pafajshëm brenda territorit të Shqipërisë, me kërkesat e pafundme për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri e të tjera si këto, jam e mendimit se duhet të përgjigjemi me të njëjtën monedhë:
  1. Ngritja e varrezave të shqiptarëve të vrarë në qytetet e Pargës, Paramithisë, Filatit Janinës, Konicës, Follorinës, Kosturit, Margëlliçit etj nga trupat zerviste si dhe kriminelë të tjerë të asaj kohe.
  2. Të sigurohet e drejta e gjuhës dhe shkollës shqipe në Greqi e krejt qytetet e Çamërisë.
  3. Të vendosen pllakata përkujtimore dhe shtatoreve të personaliteteve shqiptare në Çamëri.
  4. Të bëhet urgjentisht rregullimi i varrit të Papa Kristo Negovanit në Negovan të Greqisë.
    I shkrova të gjitha këto, për të argumentuar se shërimi i gjendjes nuk duhet parë te braktisja e bashkive ekzistuese si ajo e Konspolit dhe Delvinës, por te projektet e rikthimit në identitet të këtyre bashkive tradicionale, sepse braktisja e tyre sjell dhe braktisjen e mëtejshme të këtyre vendeve nga njerëzit.
    Në këto kushte, i bëj thirrje strukturave të KKSH, Kryesisë dhe Asamblesë Kombëtare, që ta miratojnë letrën time dhe ta përcjellin drejt komisionit të reformës territoriale pranë Kuvendit të Shqipërisë dhe strukturave të Qeverisë Shqiptare.

Me respekt
Nurie Maliqi Baduni
Qytetare e Konispolit
Veprimtare e Kuvendit Kombëtar Shqiptar
Sekretare e përgjithshme e USHC

Written by: WindowRadio.de

Rate it