Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

KOMUNISTËT FESTOJNË 35-VJETORIN E HAJDUTËRISË – POPULLI PO U BËN GATI SAPUNIN!

todayJune 12, 2026 10

Background
share close

Sot, në 35-vjetorin e partisë së tyre, kupola e Rilindjes ka guximin të flasë për “shtet europian”, për “turizëm të Ligës së Kampionëve” dhe për “drejtësi”. Por mjafton të hapësh rrjetet e tyre sociale për të parë se çfarë mendon populli në të vërtetë. Këta që kanë nxitur dhe helmuar tokën tonë, po ndysin edhe ajrin duke valvitur me dronë flamurin e shkatërrimit, të vjedhjes e të krimit. Mbi Tiranë valvitet vetëm flamuri i një partie patronazhistësh dhe asgjë tjetër.
Komentet e qytetarëve ua grisin maskën e propagandës brenda pak minutash:
Përgatit sapunin, pyet Lali Erin se ku e blen më lirë!
Nuk ka çuar e gjithë Europa në 50 vjet ministra në burg sa keni çuar ju!
36-vjetorin do ta festoni prapa hekurave!
Kjo është e vërteta e tyre: një elitë politike që shumë qytetarë e perceptojnë si simbol të korrupsionit, arrogancës, vjedhjes dhe kapjes së institucioneve. Por këtij teatri politik po i vjen fundi.
Për mua, si qytetar dhe si prind, partia ime janë të rinjtë e lirë! Partia ime janë ata djem e vajza që përfaqësojnë dinjitetin, vlerat, shkollimin e lartë dhe familjet e ndershme të këtij vendi. Ne nuk kemi punë me “funerina”, me hajna, me patronazhistë apo kriminelë që duan të mbajnë peng të ardhmen tonë.
Si prind i katër fëmijëve të rritur me sakrifica të mëdha, po e them me sinqeritetin më të madh prindëror: ka pasur momente kur është dukur sikur dritat e shpresës janë fikur. Kur sheh të rinjtë që detyrohen të largohen nga vendi, kur sheh zhgënjimin dhe mungesën e besimit, është e lehtë të mendosh se e ardhmja po na rrëshqet nga duart.
Por llogaritë i keni bërë gabim.
Ja ku doli një rini malësore që zgjodhi përballjen dhe jo largimin! Të rinj që nuk presin leje nga partitë dhe as bekim nga pushteti për të ngritur zërin e tyre. Të rinj intelektualë e atdhetarë, që nuk shiten për një vend pune dhe nuk ulen në gjunjë para patronazhistëve.
Teksa ecja mes tyre, ndjeva oksigjen. Pashë djem e vajza me dinjitet, me ideale dhe me guximin për të mos heshtur. Pashë një brez të shkolluar që refuzon të udhëhiqet nga antivlerat, dhe më keq akoma, nga një pushtet që i bullizon pse protestojnë, duke përdorur një gjuhë seksiste e denigruese të lloj-llojshme.
Kjo më riktheu shpresën.
Një shoqëri nuk mund të drejtohet nga përçmimi, arroganca dhe përdorimi i pushtetit kundër qytetarëve. Ata që ndajnë, përçajnë dhe poshtërojnë nuk meritojnë të udhëheqin një vend. Meritojnë të refuzohen përmes votës dhe qëndresës demokratike të një populli të lirë.
Këtë të shtunë, diaspora jonë – gjaku ynë i shpërndarë nëpër botë nga varfëria dhe mungesa e mundësive – po kthehet në vendlindje për të marshuar krah për krah me protestuesit. Kjo nuk është thjesht një protestë. Është një dëshmi se Shqipëria nuk u përket partive dhe pushtetarëve hajdutë, por qytetarëve të saj të thjeshtë dhe familjeve me vlera.
Për herë të parë pas shumë kohësh, duke parë këtë rini të mrekullueshme, ndjeva se shpresa nuk ka vdekur. Dhe sa kohë që ka të rinj me dinjitet që zgjedhin të përballen me të keqen, Shqipëria ende ka një të ardhme.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe rininë e saj të lirë!
Me respekt dhe sinqeritet prindëror e qytetar,
Paulin Macaj
Shkoder

Written by: WindowRadio.de

Rate it