Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Opinion
todayJune 5, 2026 9
Laguna e Venedikut po përjeton një rilindje të vërtetë ekologjike. Gjatë vitit 2025, ky ekosistem u shndërrua në një nga zonat më të rëndësishme të dimërimit në Europë, duke strehuar rreth 24,000 flamingo rozë, plot 6,000 më shumë se një vit më parë. Ky shpërthim i biodiversitetit nuk erdhi rastësisht, por si rezultat i projekteve serioze të Bashkimit Europian për restaurimin e ligatinave dhe kënetave të kripura.
Përveçse mbrojnë speciet e egra, këto zona të restauruara shërbejnë si thithëse natyrore të dioksidit të karbonit dhe si mburojë ndaj rritjes së nivelit të detit.
Venediku po dëshmon se si turizmi kulturor mund të gërshetohet në mënyrë perfekte me atë ekologjik.Por, ndërsa bota përparon drejt gjelbërimit, çfarë ndodh në anën tjetër të Adriatikut, në Shqipërinë tonë të bekuar me pasuri natyrore, por të mallkuar me një qeverisje babëzitëse?
Nga #MekuliPress, ngremë disa pyetje që djegin dhe provokojnë drejtpërdrejt fasadën e “Rilindjes” së Edi Ramës:Kur Venediku investon miliona për të kthyer kënetat në habitate për flamingot, si ka mundësi që regjimi i Edi Ramës i kthen ligatinat tona në truaj ndërtimi për resorte luksoze dhe hotele me pesë yje për klientët e pushtetit?
A mund të ketë turizëm ekologjik në Divjakë-Karavasta apo në Nartë, kur mbi qetësinë e shpendëve të egër ngrihen rrapëllimat e betonierave dhe projektet klienteliste të aeroporteve që sfidojnë çdo ligj ndërkombëtar mjedisor?
A janë flamingot rozë të Divjakës më pak të rëndësishme se oligarkët e oborrit kryeministror, që po copëtojnë zonat e mbrojtura me ligje të qepura me porosi në zyrat e Tiranës?
Si mund të flasë Edi Rama për një “Shqipëri turistike dhe ekologjike” nëpër konferenca ndërkombëtare, kur në terren çdo pëllëmbë e lagunave tona po rrethohet me tela me gjemba dhe po betonizohet në emër të “zhvillimit strategjik”?
Oksigjen apo Beton?
Ndërsa ligatinat e Venedikut kapin karbonin dhe zbutin ndryshimet klimatike, politikat e antikombëtare të Tiranës po shkatërrojnë mushkëritë e fundit të gjelbra të vijës sonë bregdetare.
Ekosistemi venecian na tregon qartë se natyra të shpërblen kur e respekton.
Por për regjimin e sotëm në Shqipëri, vlera e një lagune nuk matet me numrin e flamingove apo shëndetin e mjedisit, por me metrat katrorë të betonit që mund të shitet. Mbrojtja e lagunave shqiptare nuk është thjesht çështje mjedisore; është një betejë kombëtare kundër lakmisë që po na vret të ardhmen e fëmijëve tanë.
Written by: WindowRadio.de
todayJune 4, 2026 9
todayJune 4, 2026 10