Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

A jemi kundër zhvillimit?

todayJune 4, 2026 7

Background
share close

A jemi kundër 4.5 miliardë dollarëve? Kundër investimeve të huaja?

Nëse doni të na kompleksoni me banalitetin tuaj bardhezi e them pa hezitim: Po.

Po, jam kundër çdo “zhvillimi” që sjell shkatërrim. Jam kundër investimeve të huaja që na zhvasin burimet dhe pasuritë e këtij vendi dhe nuk i dua hiç 4.5 miliardë dollarë që nuk dihet në xhepat e kujt shkojnë e që shkatërrojnë një nga pasuritë më të mëdha natyrore të këtij vendi. Mbi të gjitha, jam kundër cdo “zhvillimi” që ndërton blloqe vilash për pasunarë si në Palasë, Dhërmi e shumë qendra rezidenciale në jug, ku plazhet më të mira i kan uzurpuar hajdutët me pushtet. Ky është një koncept mbi zhvillimin e bretdetit që nuk i sjell asnjë dobi vendit, përveç se iu mbyll derën shqiptarëve ti përdorin hapësirat që ata kanë pushtuar.

Na thonë se në këto projekte do punësohen mijera njerëz, do konsumohen produkte bujqësore vendase, etj. Pra ta falim Zvërnecin e ta shkatërrojmë Nartën sepse do të fitojmë ndonjë vend pune në vilat e Kushnerit dhe do iu shesim domate banorëve aristokratë dijektikë që do ti popullojnë ato?

Në fakt, është e sigurtë që shumica e të punësuarve aty do jenë nga emigrantë nga Filipinet e Bangladeshi, ndërsa produktet ushqimore do importohen nga Greqia, Maqedonia apo Serbia, si në tregun vendas.

Po, jam pro çdo zhvillimi që nuk i shkatërron burimet dhe natyrën, që rrit turizmin, respekton natyrën dhe mjedisin, sjell burime financiare për vendin dhe komunitetin lokal dhe veç të tjerash, garanton akses të gjerë për hapësira publike. Ky është zhvillimi dhe turizmi që duam, jo turizmi i jahteve luksoze që vijnë të furnizohen me naftë pa akcizë në portin e Sarandës.

Shkruan Ergys Mërtiri:

Written by: WindowRadio.de

Rate it