Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Opinion
todayMay 25, 2026 23 2
Ju te gjithe !
Ani pse media palaco e kriminale e atij vendi nxitoi te thote se… femija i iku te emes nga dora (???)
Ani pse ne timon ne ate cast dhe autori i asaj tragjedia qe ngjau ne rrugen nacionale Elbasan – Librazhd qelloi te ishte nje person VIP e shume i njohur si ai i rregjizorit te Miseve shqiptare Petri Bozo.
Por mund te ishim te gjithe…ti, une, ai e ajo….sikurse ai femije fatkeq mund te ishte i imi , i yti a i dikujt tjeter.
Ani pse per Petrin si njeri e si prind ne radhe te pare eshte e pa faleshme dhe e denueshme ajo c’ ka ka nxjerre prej goje fill pas aksidentit te rende ku femija 7 vjecar humbi jeten .
…Isha ne rruge nacionale e kam te drejten time…isha me 10 km ne ore – eshte munduar te mbrohet Petri …e turpeshme, kriminale dhe pa pergjegjshmeri mendore tipike e personave qe tashme ne rendom i quajme persona VIP.
Ndaj dhe ata edhe na vrasin ne e femijet tane por edhe na poshterojne kesisoj…dhe mire na e bejne…kur gjejne e bejne.
Heshtja …lenia e policise te kryeje verifikimet e duhura e me pas drejtesia te beje punen e vet …do te ishin nje lloj pergjegjesie qytetare per cilindo ne kesi rastesh …ani pse sic e thashe ne rastin konkret ai quhet Petri Bozo …por fare mire mund te quhej edhe Edi Rama fjala vjen (???)
Ate femije te pa fajshem qe po shkonte ate mengjes ne shkolle nuk e vrau thesht Petri e as …rruga nacionale, as shpejtesia 10 km ne ore e mjetit ( sipas Petrit ) e as ikja nga dora e nenes se tij…
Ate e vrate ju te gjthe…
E vrau shteti juaj kriminal, e vrau qeveria juaj hajdute qe ju mbani ende ne kembe …e vrau ai palaco e kriminel kryeminister qe me shume bredh neper bote se sa drejton vendin.
E vrau po i njejti shtet kriminal e bastard qe vrau pak dite me pare edhe dy vogelushe te tjere te pa fajshem ne Durres.
E vrane rruget kurth, te frikeshme e te rrezikeshme te tijat e te qeverise se tij e qe po shemben dita dites e per te cilat ju heshtni edhe pse e dini fort mire se e kujt eshte pergjegjesia e i kujt eshte faji.
E vrane bandat e Tao Balles ne Elbasan ndaj te cilave ju keni ulur kurrizin e ju a jepni voten sikur me e pas detyrim.
E vrau ai Hotel gjigand e lluksoz qe keni pas shpine po aty buze rruges …ne te cilin bandat kriminale me ne krye Ramen e Taon mblidhen drekojne , harbojne e bejne bilancet e tyre ogurzeza…e ju nuk guxoni as ti permendni dot emrin pronarit te hotelit e jo me te jini ne gjendje te mbroni jetet e femijeve tuaj.
E vrau oligarku Gj.Luca mik per koke i Rames i cili ju a ka vene shkelmin ne fyt e po ju tall, po ju rrjep e po ju poshteron cdo dite e juve ju genjen mendja se …po ju mban me buken e gojes..
E vrau deputetja e bandave kriminale te Elbasanit Sara Mile te cien ju vendoset ta keni zerin e perfaqesuesen tuaj ne Parlamentin shqiptar.
E vrau edhe e Ema e Petrit …Luli Bozo qe edhe ne moshen gati 80 vjecare pranoi te behet bashkepunetore e Rames e te mbroje vjedhjet , abuzimet e korrupsionin e tij e te qeverise se tij edhe ne Kuvendin e Shqiperise.
E vrau vete policia e ster korruptuar shqiptare sikurse edhe media e ndyre e atij vendi e cila po mundohet te fshehe krimin.
E vrau qendrimi yt prej Dele o popull kur dihet fort mire se egersires duhet ti tregosh vendin perpara se ajo te te haje koken .
Te prehesh ne paqe Engjell i vogel…fajtore te gjithe per ikjen tende tragjike ne dere te shkolles.
E dhimbeshe …ne shpirt.
Adriatik.Riza.Dosti.
Written by: administratori
todayJune 21, 2026 17
todayJune 21, 2026 8