Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Të qihesh a mos të qihesh:
Po çfarë dreqin i duhet kujt?

todayMay 24, 2026 10

Background
share close

A qihesh në bythë, a po qin në bythë, a qin vaginën, a i fut gishtin, a bën çfarë të dojë në krevatin e vet.
Çfarë ndryshon në jetën e shqiptarëve?
A ka ujë 24 orë?
Jo.
A ka arsim?
Jo.
A ka shëndetësi?
Jo.
A ka paga dinjitoze?
Jo.
A ka drejtësi?
Jo.
A ka siguri?
Jo.
A ka standarde europiane?
Jo.
Po ka një gjë pa fund:
Hipokrizi, llafe kafenesh dhe njerëz që fusin hundët në jetën intime të tjetrit sikur aty fshihet fati i kombit.

O shqiptarë, Shqipëria po merr fund dhe ju vazhdoni të numëroni kush me kë qihet.
Rinia po ikën si të ishte luftë.
Familjet po copëtohen nga varfëria.
Të moshuarit po mbijetojnë me pensione tallëse.
Spitalet të trajtojnë si kafshë.
Shkollat prodhojnë injorancë me diplomë.
Qytetet janë beton pa shpirt.
Fshatrat janë bosh.
Krimi ecën me kostum.
Korrupsioni ha bukë në tavolinë me politikën.

Po ju?
Ju jeni ende tek:
“Kush është gay?”
“Kush me kë qihet?”
“Kush çfarë bën në krevat?”
Turp.
Një popull që nuk revoltohet për bukën, por për seksin e tjetrit, është popull i mpirë.
Një shoqëri që s’ka problem hajdutin, por ka problem homoseksualin, është shoqëri që ka humbur busullën.
Një vend ku njerëzit merren më shumë me bythën e tjetrit sesa me xhepin e tyre të zbrazur, është vend që mbahet peng nga injoranca.
Politikanët ju vjedhin ditën.
Ju vjedhin taksat.
Ju vjedhin të ardhmen.
Ju vjedhin vendin.
Dhe ndërkohë populli grindet në Facebook për moral bythësh e vaginash.
Kjo është tragjedia shqiptare:
Një popull që s’ka ujë, por ka moral.
S’ka bukë, por ka llafe.
S’ka shtet, por ka gjykime.
S’ka dinjitet, por ka urrejtje për jetën private të tjetrit.
Po lëreni njerëzit të jetojnë si të duan!
Ai që qihet me dikë nuk po të prish jetën ty.
Po ta prish ai që të vjedh, ai që të mashtron, ai që të mban pa punë, pa shpresë, pa të ardhme.
Por është më e lehtë të merresh me krevatin e tjetrit sesa të përballesh me mjerimin ku jeton vetë.
Dhe derisa shqiptarët të vazhdojnë të bëjnë debat kombëtar se kush kë qin, Shqipëria do vazhdojë të qihet përditë nga korrupsioni, nga politika dhe nga injoranca.

Përgatiti:
Koja Leonard:

Written by: administratori

Rate it