Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Opinion
todayMay 23, 2026 8
Në selinë blu po zhvillohet një proces që mundohet të shitet si “garë”, ndërkohë që rezultati dihet para se të hapen kutitë.Një parti që dikur premtonte pluralizëm, sot i kërkon anëtarëve të saj të bëjnë rolin e spektatorit në një teatër politik ku aktori kryesor, regjisori dhe fituesi janë i njëjti person:Sali Berisha.Në fletën e votimit demokratët kanë “lirinë” të zgjedhin mes Berishës dhe, Berishës.Kjo nuk është garë.Kjo është një referendum personal i maskuar si proces demokratik.Një farsë politike ku kundërshtarët eliminohen para nisjes së ndeshjes, që lideri historik të dalë sërish triumfues pa djersitur asnjë ditë fushatë.87 qendra votimi janë hapur për të krijuar iluzionin e pjesëmarrjes, ndërsa numri real i anëtarëve, standardet e kandidimit dhe vetë kriteret e përzgjedhjes mbahen në mjegull totale.Transparenca mungon, debati mungon, alternativa mungon.Por propaganda vazhdon:“Zgjedhjet më demokratike në historinë e PD-së”.Ironia është therëse.Një parti që ulërin çdo ditë për mungesë demokracie në Shqipëri, nuk arrin të organizojë dot as një garë normale brenda shtëpisë së vet politike.Si mund t’u kërkosh shqiptarëve besimin për të drejtuar shtetin, kur nuk toleron as një rival brenda partisë?Si mund të flasësh për standarde europiane, kur e ke kthyer partinë në pronë private dhe vulën e saj në trashëgimi personale politike?Kandidatët e skualifikuar trokasin në SPAK dhe në dyert e gjykatave duke denoncuar manipulim, kontroll dhe eliminim politik.Dhe kjo është pika më e rëndë:Demokratët nuk po luftojnë më kundër kundërshtarëve politikë, por kundër vetë partisë së tyre.35 vite në politikë dhe ende i njëjti model:Kontroll absolut, eliminim kritikësh dhe kult individi.Në vend që PD të hapte dyert për figura të reja, ide të reja dhe frymë të re, ajo vazhdon të sillet si një bunker politik ku çdo zë ndryshe konsiderohet armik.Në çdo demokraci normale, gara është zemra e politikës.Pa garë nuk ka demokraci.Pa alternativë nuk ka zgjedhje.Kur në kuti ekziston vetëm një emër, procesi nuk quhet votim, por konfirmim formal.Është thjesht një ritual për t’i dhënë vulë një vendimi të marrë paraprakisht.Dhe pastaj dalin para shqiptarëve duke kërkuar pushtet, qeveri dhe besim kombëtar.Me çfarë morali politik?Me çfarë fytyre kërkon të drejtosh Shqipërinë, kur nuk arrin të ndërtosh as minimumin e standardit demokratik brenda partisë tënde?Kjo nuk është më Parti Demokratike.Kjo po kthehet çdo ditë e më shumë në një strukturë personale ku demokracia përdoret vetëm si slogan, ndërsa vendimet merren nga një rreth i ngushtë besnikësh që kanë frikë nga çdo konkurrencë reale.Pyetja për demokratët sot është e dhimbshme, por e drejtë:A po votojnë për të ardhmen e PD-së, apo thjesht po firmosin vazhdimin e një epoke që nuk mbaron kurrë?Sepse kur një parti ka frikë nga gara brenda vetes, ajo nuk është gati të qeverisë askënd.
Përgatiti:Koja Leonard:
Written by: administratori
todayJune 21, 2026 42
todayJune 21, 2026 12