Opinion

Kuvendi Kombëtar Shqipëtar!

todayMay 14, 2026 1

Background
share close

Ore miq të mirë…! O shqiptar patriot…!
Ka plasur rrjeti social, profile misterioze, portale anonime, me turli emra shoqatash e sloganesh gjasme patriotike, duke reklamuar me bujë turli konferencash, kuvendesh dhe së fundi, Kuvendi Kombëtar Shqiptar . . .!
Sa milion banorë jemi, që të kryejmë turli kuvendesh kombëtare!?
Kuvendi Kombëtar i Veriut…!
Kuvendi Kombëtar i Labëris…!
Kuvendi Kombëtar i Lumës…
Kuvendi Kombëtar i Diasporës…!
Kuvendi Kombëtar i LGBD…
Kuvendi Kombëtar i Partis Demokratike…!
Kuvendi Kombëtar i Partis Socialiste….!
Kuvendi Kombëtar Parlamentar…
Gjithë këto kuvende dhe Shqipëria gjithmon në humbje, në mjerim…!?

  • Unë di që, “Kuvendi Kombëtar Shqiptar”, është parlamenti, i zgjedhur nga zgjedhjet mbar-kombëtare, i përbërë ligjërisht me 140 deputetë, ani se ata tallen me mirbesimin e popullit dhe nuk e kryejnë siç duhet detyrën që u është besuar…pra kush është ky, “Kuvend Kombëtar Shqiptar” i ri, që po na mban seanca e kuvende sekrete, larg mediave publike, media të cilat guxojn edhe të japin live me orë të tëra xhelatët e shëndruar në ëngjëj.
  • Kush janë këta “Liderë”, pse anonimë, të cilët guxojnë të bëjnë kuvende nën emrin e kombit me njerëz që askush nuk u din as tagrin, as aktivitetin, as civinë. (populli nuk i ka zgjedhur, kush ua ka besuar këtë mision)
    Vërtet shumë pyetje presin përgjigje.
  • Përse nuk jepet asnjë lajm në mediat publike!?
  • Përse nuk dëgjohet askundi publikisht se kush është grupimi drejtues, dhe cila është platforma e tyre.
  • Përse nuk informohet populli se disa njerëz pa marrë aprovimin e organeve ligjvënëse kushtetuese, organizojnë veprimtari politike paralel me institucionet shtetërore, që paguhen enkas për ti shërbyer popullit…Vetvetiu lind pyetja.
  • Kush i financon këto organizime, sepse dihet publikisht që një orë në sallat e Teatrit të Operas e Baletit, apo Hotel Internaciona Tirana, kushton pesëqind deri në njëmij euro, pa përmendur ushqimet, moderatorët, skenat, fonistët…
    Shumë e çuditshme! Nga shumë shoqata fantazma, kryhen shumë aktivitete, gjasme me emra të ndryshme, por të njëjtët aktor, të njëjtët ligjërata, të njëjtat skenar…
  • Sa shumë mbledhje e derdhje, oratori, filozofi, konferenca, kuvende, e shumë aktivitete gjasme atdhetare, patriotike, nga beson se vërtet u gjet çelsi i shpëtimit të kombit nga “Xhelatët tridhjet vjeçar” dheeeee, asnjë njoftim publik nga mediat publike, asnjë informim për popullin, për qytetarët shqiptar, se çfar bëhet nën emrin e tyre dhe të njëjtët fjalime, të njëjtët fytyra, pensionist e pensioniste që gëzojn pension të majm nga privilegjet që kan patur në sistemin e kaluar, të cilët mjafton të argëtohen, të bëhen të njohur me prezencat e tyre e qyl kanë edhe ca para që dikush ua fut nën mëngë…
  • Ne e fyejmë sistemin e Hoxhizmit. Vetëm një media kishte, por si ka mundësi që asaj media nuk i shpëtonte asgjë për të informuar publikun. Një koncert mbahej në një fshat malor dhe kronikat ishin gati në mbrëmje, kurse sot kryhen turli aktivitetesh, “Nën emrin e popullit” dhe populli nuk din asgjë…Populli ka një qeveri, e cila paguan shumë shtrenjt SHIK-un dhe çuditërisht kjo armat e tërë e Shërbimit Informativ Kombëtar, nuk guxon të kontrolloj demostruesit që jan të paguar veç me hedhur zjar e shkatrim, të cilët jan me pasaporta të dyshimta, nuk është në gjendje të kontrolloj mediat ku agjent antikombëtar deklarojn se nuk ka ekzistuar para pesqind viteve kombi shqiptar, nuk është në gjendje të kontrolloj hotelet e shtëpit e kulturës ku kryejn veprimtari antikombëtare ditën për diell turli shoqatash fantazma. Një polic kishte një krahin në kohën e Hoxhizmit, por asnjë qytetar nuk futej në zona të caktuara pa paraqitur dokument identifikimi… Si lejohen sot aktivitete kombëtare, pa i kontrolluar organizatorët dhe pjesmarsit, se kush jan, nga janë, çfar pune kryejnë, a i përballojn të ardhurat për udhëtime të tilla…
  • E pra, e kam thënë…Jemi në sistemin Rrompallizëm dhe të gjitha këto kuvende, nuk kan asnjë vlerë, veç shërbimit të devotshëm që i bëjnë sistemit Rrompallizëm dhe liderëlve që e shpikën këtë sistem, që ata të flen të qetë, të mos ua prish rehatllëkun as drejtësia, as rebelimi popullor… (Kur do të rebelohet ky popull dele)
    Shqipëria sot është në buzë të greminës dhe kursesi nuk ka shanse të shpëtoj nga “Kuvende Kombëtare…” të organizuara nga pensionist vejanë, nga njerëz pa shtyll kurizore, thjesht të veshur e kollarisur, por që për një kafe, e një pjat fasule jan gati të shkojn edhe në anën tjetër të planetit…
  • O popull! Sa shumë gjëra bëhen në emrin tënd! Edhe xhelatët vrasin me emrin tënd! Edhe tradhëtarët firmosin tradhëtin me emrin tënd… Kur do të ketë forcë shqiptaria të çlirohet nga parazitë, nga dembelë, nga egoistë, nga mashtrues, nga hipokritë, nga sekserë, drogaxhinj, spiunë, vrasës dhe tradhëtarë…

Shkruan Setki Q. Jashari:

Written by: administratori

Rate it