17.9 C
Albania
Thursday, April 16, 2026
Google search engine
HomeOpinionShkarkimi i kryepolicit dhe zemerimi i Ambasades franceze ne Tirane.

Shkarkimi i kryepolicit dhe zemerimi i Ambasades franceze ne Tirane.

Me motivacionin se nuk ka arritur te siguroje e te mbroje jeten e shtetasve te huaj gjate protestes se Opozites te shtunen e 28 shkurtit 2026 ne Tirane …Rama sot ka bere publik lajmin e shkarkimit te kapos se policise se shtetit shqiptar Ilir Proda.

Vendin e tij ja ka dhene si te ngjashmit te tij Sokol Bizhga .

Fjala eshte per ata artistet – turiste qe sipas papagallit B.Gonxhe u gjeten brenda ish viles se Diktatorit Hoxha kur protestuesit i vune flaken asaj…

Ne nje shtet normal e demokratik nje zyrtar i larte rendi nuk mund te shkarkohej kurresesi me kete lloj motivacioni absurd, fyes e qesharak.

Ahhhh po ai duhej shkarkuar per lidhjet e tija te forta me boten e krimit, per dhunen kafsherore e pa limit ndaj protestuesve te opozites e te krejt shqiptareve anti Rama, , per arrestimet e pa ligjeshme mes tyre, per shoqerimet e keq trajtimet e bera ndaj tyre ne komisariate, per dhunen ndaj gazetareve gjate ushtrimit te detyres prej ketyre te fundit, per hyrjen e dhuneshme te policise kryesuar prej tij ne Seline e PD, per perdorimin masiv te gazit helmues serb ndaj protestuesve , per perdorimin e plumbave e shkopinjve te gomes edhe ndaj grave, femijve e pleqve, per dhunen fizike ndaj deputeteve te Opozites etj etj …

E pra per fakte e ngjarje te tilla teper te renda ky Proda yt o Edvin nuk duhet shkarkuar por duhet proceduar penalisht e i duhet dhene drejtesise urgjentisht e pas kesaj duhet cuar atje ku e kane vendin kriminelet e kasaj natyre…pas hekurave .

Per zjarrin ne ish vilen e Diktatorit ka reaguar ashper sot publikisht edhe Ambasada franceze ne Tirane …duke thene se ai vend aty e ajo godine eshte nje qender shkembinesh kulturore nderkombetare e qe menazhohet nga Franca (???)

Cdo shteti serioz ne bote vecmas kur ne mes qendron nje histori e piset, gjakatare e kriminale sic eshte lidhja mes asaj godine dhe krye-banorit te saj e te se shoqes se tij dhe tmerreve qe kaluan per gati 45 vjet me radhe Shqiperia e shqiptaret …do ti vinte turp te bente publik nje pohim te tille e lere me pastaj te mbante nje qendrim te tille .

Por mesa duket Franca historikisht antishqiptare dhe po historikisht pro serbe ne kurriz te shqiptareve nder dekada harron se …ishte i vetmi shtet euro perendimor qe s’ ja mbylli kurre portat as diktatorit e as diktatures shqiptare si dhe mbeti i vetmi vend qe ruajti maredhenie te ngushta e te gjitheaneshme me rregjimin kriminal shqiptar te Hoxhes .

Edhe doktori personal i diktatorit shqiptar P.Miliezi ishte prej France .

Me shume se trecereku i Anetareve te Byrose Politike te diktatorit e plus edhe pjestare te familjeve te tyre jane operuar e kuruar po ne France …

Gati 80 % e mallrave te dyqanit luks te Bllokut vinin po nga Franca .

Barnat e ilacet speciale po ashtu …femijet e tyre shkolloheshin ne France .

Te gjithe kelyshet e Bllokut vizitonin cdo vit Parisin e benin shoping reth kulles Eifel e muzeut te Luvrit .

Gjate bombardimeve te USA & NATO ne ish Jugosllavi ne 1999 ishte Franca ajo qe sabotoi sa mundi e mbajti qendrimin me te ndyre e haptazi anti shqiptar .

Edhe Mitrovica e ndare me dysh dhe e lene qellimisht si molle sherri mes Serbise e Kosoves ka per autore Francen etj etj

Mos valle Francen e genjen mendja se shqiptaret nuk shohin se si nduken e puthen kudo qe takohen Macroni – Vucici e Rama apo kujton se shqiptaret e harruan pse Macroni e priti me tapet te kuq Ramen e i vari ne qafe Legjionin e saj te Nderit …

…Ndaj dhe ka te drejte Ambasada franceze ne Tirane qe rrevoltohet kesisoj …pse ja dogjen vilen e Enverit te tyre…

Sepse kjo lloj France ” demokratike qe ” merret si fort me Shqiperine e shqiptaret ose me sakte vazhdon poshtersisht e fut hundet ne punet e tyre … harron se kur protestojne francezet i vene flaken jo nje vile e nje godine por krejt Parisit …dhe kryeqytetin e famshem boteror e qe te mbyt nga era e parfumit e kane sperkatur masivisht deri edhe me fekale ….

Adriatik. Riza. Dosti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat