14.3 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeOpinionA E MBROJTI REALISHT RAMA KOSOVËN NË TAKIMIN E BORDIT TË PAQES?

A E MBROJTI REALISHT RAMA KOSOVËN NË TAKIMIN E BORDIT TË PAQES?

A E MBROJTI REALISHT RAMA KOSOVËN NË TAKIMIN E BORDIT TË PAQES?

Ligjërimi i Edvin Ramës gjoja në mbrojtje të 4 ish drejtuesve të UÇK-së në forumin Bordit të Paqes ne SHBA ishte në fakt një fyerje e rëndë që iu bë Kosovës, pavarësisë dhe shtetësisë së saj!
Me ato fjali krejt jashtë axhendës ditore dhe objektit të Bordit të Paqes Rama realizoi apo të paktën tentoi të realizoje disa objektiva besoj të diktuara nga interesat apo sponsorat e tij;

E para, duke folur për gjykimin e individëve të pandehur në Hagë që nuk janë qytetarë të Shqipërisë por të Kosovës në prezencë të Presidentes së Kosovës ai i tha botës se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe sovran e prandaj flas unë në emër e në mbrojtje të tyre e jo Vjosa Osmani!
Ai edhe kur e përmendi Hashim Thaçin iu referua atij si president e jo si ish president. Pra, i tha Vjosa Osmanit që ti nuk je presidente, Hashimi është.
E dyta, për ata që kuptojnë gjuhën politike mes rrjeshtave ai praktikisht i kërkoi Presidentit Trump – anulloje Gjykaten Speciale para se të jepet vendimi që Thaçi të nxjerrë nga varri marrëveshjen e ndarjes së Kosovës që ishte planifikuar të nënshkruhej në verën e vitit 2020 e të vazhdohet ku u la!
Duke folur vetëm ai e jo presidentja e Kosovës ai në mënyrë shumë tinzare i tha Presidentit Amerikan që unë jam i vetmi në Ballkan që flas e mund të negocioj në emër të shqiptarëve!
Dilema apo pikëpyetja ime mbetet nëse është rënë dakord me presidenten e Kosovës që vetëm ai të fliste në atë ngjarje e jo Vjosa Osmani pra konkretisht për shtetasit që nuk janë as të vendit të tij e as përgjegjësi e Shqipërisë!
Vjosa Osmani e ka detyrim të sqarojë qytetaret e vet së çfarë ka diskutuar me Ramën në Prishtinë e për çfarë është rënë dakord!
Ato dy – tre fjali të Edi Ramës për të pandehurit në Hagë besoj që i kanë dhënë një goditje të pa rikuperueshme shanseve të Vjosa Osmanit për një mandat të dytë presidencial!
Prandaj presidentja Osmani duhet e para të protestoje pêr ato çka tha Rama në emër të Kosovës dhe e dyta të flasë hapur se çfarë është diskutuar me kryeministrin e Shqipërisë në zyrën e saj.
Po ashtu të gjithë e dimë se duke përdorur gjuhën që përdori Edi Rama në mbledhjen e Bordit të Paqes veçse e ka rënduar pozitën e atyre që janë në Hagë e sidomos tani në prag të marrjes së vendimit final kur nuk vlejnë më as argumentat juridike se pallmat politike jo e jo!
E treta, marr vesh që Rama paska patur me vete ministrin e pushtetit lokal Ervin Demo rolin e të cilit nuk arrij ta kuptoj në Forumin e Bordit të Paqes për Gazën. Besoj që kjo nuk ështe as rastësi e as pa domethënie e kjo do merret vesh në ditët dhe javët e ardhshme!
Ajo që tashmë është e sigurtë është që kudo ku shkon Edi Rama dhe çfarëdo që ai flet i bën një dëm edhe më të madh interesit kombëtar shqiptar!
Kjo është pak por e sigurtë përpos jargëve të patronazhisteve mediatikë të Tiranes apo tellalleve Batonianë të Prishtinës.

Shkruan Milaim Nela:

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat