Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Dy standarde skandaloze në Gjykatën Kushtetuese: Zvarritje e turpshme për Ballukun, vendim fluturimthi për Berishën!

todayJanuary 29, 2026 5

Background
share close

Dy standarde skandaloze në Gjykatën Kushtetuese: Zvarritje e turpshme për Ballukun, vendim fluturimthi për Berishën!

Gjykata Kushtetuese po na ofron një shfaqje të neveritshme hipokrizie. Për Belinda Ballukun – numrin 2 të qeverisë Rama, të akuzuar për tendera milionëshe – seanca më 22 janar 2026 zgjati 4 orë, trupa u mblodh më 27 janar në dhomë këshillimi… dhe pastaj? Asgjë! “Na duhet më shumë kohë”, thonë. Ende pa vendim, Kuvendi shtyn pa afat mbledhjen e Këshillit të Imunitetit, SPAK-u bllokohet, drejtësia zvarritet – dhe koha i blihet politikisht kryeministrit!

Krahasimi me Sali Berishën është thumb: çështje imuniteti parlamentar, masa sigurie – vendime të marra brenda pak ditësh, shpesh në një javë maksimum! Precedentë të qartë, procedurë e shpejtë, pa zvarritje.

Pse ky dyfish standard i paturpshëm? Sepse Balluku prek majën e pushtetit aktual, sepse Rama ka frikë nga SPAK-u, sepse Kushtetuesja duket se po i shërben si amortizues politik! Neni 135–137 i Kushtetutës garanton pavarësi absolute – por kur gjyqtarët zvarriten pa fund vetëm për të mbrojtur të fuqishmit e ditës, kjo quhet frikë, nënshtrim, jo pavarësi!

Drejtësia e vonuar është drejtësi e vrarë. Kur Kushtetuesja bën sy qorr për një ministre të akuzuar, por nxiton për opozitën – kjo nuk është gjyq, është teatër politik i dirigjuar nga kryeministria!

A do të vazhdojë kjo turpëri, apo do të ketë fund kjo lojë me drejtësinë? Koha po mbaron – dhe me të, çdo besim te Kushtetuesja!

Shkruan Rea Lundra:

Written by: WindowRadio.de

Rate it