-0.7 C
Albania
Friday, January 2, 2026
Google search engine
HomePolitikëPARTINË DEMOKRATIKE PO E DËMTOJNË SERVILËT.

PARTINË DEMOKRATIKE PO E DËMTOJNË SERVILËT.

Zv/kryetari i PD Shkodër Ashta: Partinë Demokratike po e dëmtojnë servilët, karrieristët dhe përfituesit politik

Zv/kryetari i Partisë Demokratike Shkodër dhe ish-kandidati për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Ndoc Ashta, ka reaguar me një qëndrim të fortë mbi gjendjen e brendshme të PD, duke sjellë në vëmendje problemet që sipas tij kanë penguar forcimin dhe rithemelimin real të saj gjatë viteve të fundit.

Në analizën e tij, Ashta ndalet tek mungesa e meritokracisë, fuqizimi i individëve pa integritet, distancimi nga kontribuesit historikë të PD, si dhe pamjaftueshmëria e komunikimit mes qendrës dhe strukturave të bazës.

Ai thekson se kjo situatë ka dëmtuar imazhin e partisë dhe ka larguar njerëzit e ndershëm, ndërsa ka hapur rrugë për karrieristë e përfitues që, siç shprehet ai, “kanë përfunduar në llogoret e Ramës”.

Ashta kërkon rikthim te vlerat, te besnikët e PD-së ndër vite, afrimin e të rinjve dhe grave, dhe një përzgjedhje më të kujdesshme të përfaqësuesve politikë në të gjitha nivelet. Ai nënvizon se pavarësisht gabimeve, PD mbetet e vetmja alternativë që mund ta nxjerrë vendin nga kriza aktuale.

Ja statusi i plotë i Ndoc Ashtës:

Nga se po vuan aktualisht PD ?
Mendoj se PD. ka vite që vuan nga servilët, mosmirnjohësit, karrjeristët, njerzit pa idealizëm e interesaxhi.

Qofsha unë i gabuem, por ka vite që nuk ka një vlerësim për njerëzit serioz, kontribuesit, besnikët e idealeve, të programit e lidershipit të PD.së

Përzgjedhja, promovimi apo përkëdhelja e individve pa integritet, të paaftë, endacakë politik e përfitues, njerëz që ruajn pozicione të rëndësishme duke kërcnu se do largohen drejt partive të tjera duke pretendu se kanë peshë në publik e që realisht kanë demtu imazhin e PD.

Duhej një bashkpunim e komunikim i strukturave të qendrës më serioz me strukturat bazë të PD.së, me anëtarsinë dhe simpatizantët, duhej evidentu e rekordu listat e anëtarsisë sidomos mbas kthimit të logos e vulës së PD.

Nuk duheshin harru as përçmu të përsekutarit politik, pronarët, besnikët apo ata që ju gjendën pranë PD. në ditët më të vështira si në vitet 1991, 1997 , 2005 e 2022 të cilët ishin shtylla apo konstrukti që e mbajtën gjallë PD.

Duhet të bëheshin përpjekje për të afru sa më shumë të rinjë e gra, duke harmonizu brezat në strukturat drejtuese në PD. në bazë e qendër.

Nuk duhej përqendru pushtetit apo privilegjet në pak familje, apo në pak individ nëpër Degë e Rrethe, në mënyrë të përseritur, sidomos pa i studiu për meritën dhe kontributet, për lidhjet nepotike e deri në emra të pabesueshëm që i bëjnë përshtypje antarsisë dhe mbështetsve të PD. të cilët kthehen paturpsisht në kundërshar fanatik.

Një kujdes i veçantë duhet në përfaqësimin politik nëpër komunitete e rajone të ndryshme, përzgjedhja e emrave që nuk kanë faturë politke apo administrative, që kanë integritet e peshë publike, larg emrave që hynë në PD. për përfitime personale e klanore duke dëmtu imazhin e PD.së

Për të gjitha këto që citova nuk dua të fajsoj aspak liderin e PD. z. Berisha, përveç besimit të tepërt që ju ka dhënë disa individve në PD. të cilët nuk e kanë informu me përgjegjësi e sinqeritet për gjendjen në bazën e PD.së dhe për emrat të veçantë.

Mendoj se duhet të jetë i kujdesshëm në vendimet që merr, duke mos i besu vetëm një indivi që ngarkohen si drejtues, apo përfaqësues i qendrës në Degët apo Qarqe të vendit.

Këtë e them nga përvoja e hidhur që ka ndodhë ndër vite dhe vazhdojnë të dalin si kërpurdhat mbas shiut shumë përfitues që u përzgjodhën në pozicione të rëndësishme politike e administrative, që e shfrytëzuan PD. për përfitime të mëdha, por pafryrësisht përfunduan në llogoret e Ramës duke shpif, kundërvën e luftu PD. me gjithë forcën e shpirtit.

Mendoj se nga ato që ne psuam duhet të mësojmë, të veprojmë e të korigjojmë gabimet, sepse shqiptarët presin shumë nga PD.

Pavarsisht këtyre që përmenda më sipër shqiptarët duhet ta dinë se PD. është e vetmja shpresë, e vetmja alternativë dhe e vetmja mundësi që vendin mundet ta nxjerrin nga kolapsi, varfëria, korrupsioni e skllavërimi, që për fatin tonë të keq regjimi aktual ju ka vra shpresën, ju ka nxanë jo vetëm diellin, por dritën dhe frymën.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat