15.4 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeKronikë🔴 Kur barbaria ndodh në zemër të Europës, alarmi duhet të bjerë...

🔴 Kur barbaria ndodh në zemër të Europës, alarmi duhet të bjerë edhe tek ne.

🔴Radikalizmi nuk vjen me ushtri, vjen me kulturë, mentalitet dhe terr informativ!

♦️Një krim që të ngrin gjakun ka ndodhur në Holandë.

Një vajzë 18-vjeçare siriane, Ryan Al-Jayar, u vra nga vëllezërit e saj dhe u hodh në një kënetë, me duar, këmbë dhe gojë të lidhura.
âž–Faji i saj?
Kishte një të dashur. Një “turp” sipas babait të saj, i cili urdhëroi vrasjen.

♦️Hetimi mjekoligjor gjeti shenja dhune dhe ADN-në e babait në thonjtë e saj. Ajo ka luftuar për jetën deri në sekondën e fundit.

Dy vëllezërit, Mohammed 23 vjeç dhe Muhannad 25 vjeç, u vunë në pranga dhe dolën para gjyqit.
Babai iku në Siri, por do të gjykohet në mungesë.

♦️Ky nuk është një krim i izoluar. Ky është një “krim nderi”, një akt barbar i importuar nga mentalitete të shekullit VII, që po ndodh në mes të Europës së vitit 2024.

🟢Një kontinent që ka derdhur gjak për liritë e grave dhe të drejtat e individit, sot po përballet me kulturat që i mohojnë ato.

🟥 Rreziku po rritet në Europë

🔻Europa nuk është në panik, por është në zgjuarje.

Vitet e fundit kemi parë:
• Franca: protesta masive kundër radikalizmit islamik, veçanërisht pas rasteve të prerjes së kokës së profesorëve dhe “krimeve të nderit”.
• Gjermania: ndalim të disa shkollave fetare, protesta kundër shamive në institucione publike, rritje e frikshme e rasteve të dhunës familjare të motivuar fetarisht.
• Hollanda: debat i fortë kombëtar mbi radikalizimin e komuniteteve të ardhura.
• Belgjika, Bruksel: një nga qendrat më të mëdha të xhihadizmit në Europë, me zona të tëra të integrimit të dështuar.
• Britania: rritje e frikshme e “sharia courts”, gjykatave paralelë fetare që funksionojnë brenda komuniteteve myslimane.

🔻Dhe tani, Kanadaja ka kaluar një ligj që ndalon faljet kolektive në publik. Jo sepse kanë problem me besimin, por sepse radikalizmi fillon nga hapësirat publike, aty ku feja shndërrohet në demonstrim politik.

🟥TENDENCA PËR T’U FUTUR NË TROJET TONA👇

🔻Fatkeqësisht, shohim farat e këtij mentaliteti edhe tek ne:
• Shami të vendosura si demonstrim, jo si devocion.
• Ceremoni fetare në rrugë.
• Tendencë për izolim kulturor.
• Individë të infektuar nga propaganda arabe që shpërndajnë urrejtje ndaj kulturës perëndimore.
• Raste të “nderit” të importuar nga Lindja.

♦️Madje edhe në pop-kulturën tonë, del një këngëtare si Fifi, e cila deklaron në emision kombëtar se “baba ma ka lënë amanet mos të martohem me djalë kristian”.

Ky është fundi i logjikës shqiptare.
Ky është import i mentalitetit arab, ku myslimani paska “gradë” më të lartë shqiptarie se një katolik.

Injorancë funksionale.
Rrezik kulturor.

🔰Shqiptar është ai që respekton kombin, jo ai që importon dogmat e tyre.

⸻
• Qytetërimi matet nga mënyra si trajtohen gratë, jo nga mënyra si falen burrat.
• Radikalizmi nuk fillon me armë, fillon me mentalitet.
• Europa nuk rrezikohet nga feja, por nga kulturat që urrejnë lirinë.
⸻

🔴Sinjali i kuq për kombin tonë

Ne shqiptarët kemi sakrifikuar shumë për të qenë pjesë e botës perëndimore.
Kemi luftuar, kemi vuajtur, kemi punuar për t’u bërë europianë në mendje dhe në jetesë.
Ndaj është detyra jonë të refuzojmë me vendosmëri çdo import radikal nga Lindja turko-arabe.
Nëse nuk e bëjmë sot, nesër do jetë vonë.

✅Mendoni si europian, silluni si të tillë.

Mos e lini kombin të infektohet nga mentalitetet që vrasin vajza 18 vjeçare, që mohojnë liritë, që luftojnë modernitetin.

🟣Europa ka ndezur alarmin.

➖Ne pse flëjmë?

Albert Zadrima

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat