Opinion

🛜 Kur dosjet mbahen për peng, faji nuk është vetëm i atij që i tund, por i atij që i ruajti.

todayDecember 14, 2025

Background
share close

🟪E vërteta nuk del nga dosjet e shantazhit, por nga guximi për ta pranuar.

🛜Kur dosjet mbahen për peng, faji nuk është vetëm i atij që i tund, por i atij që i ruajti.

🌘Sot publikohen letra, dje bëheshin emërime.
Ky është paradoksi.

Nëse Preç Zogaj paska pasur dosje, si shpjegohet që u bë deputet disa herë, kryetar komisioni, figurë e lavdëruar publikisht në fushata dhe në parti nga i njëjti lider që sot hesht.

Ose dosja nuk ishte pengesë ligjore, ose u përdor si litar politik. Të dyja janë problem, por përgjegjësia nuk është e njëanshme.

🟢Preç Zogaj ka folur publikisht për rrethanat e kohës, ka kërkuar falje kur ka menduar se ka shkelur vijën, nuk u ble, nuk u shantazhua, foli herë pro e herë kundër pushtetit.

Kjo është liria e një intelektuali. Letra të arkivës nuk e rrëzojnë këtë fakt.

🔴Publikimi i dokumenteve private për të goditur integritetin e tjetrit, në momentin kur familja politike është nën presion nga drejtësia, është diversion klasik.
Balta si mbulesë. Fenomen i përsëritur. Heshtja dje, zhurma sot.

✅Nuk flas për të mbrojtur një emër, as për të sulmuar një tjetër. Flas për të demaskuar metodën. Shteti nuk është pronë familjare, arkiva nuk është vegël hakmarrjeje, morali nuk është selektiv.

➖Dosja është armë e frikacakut, e vërteta është barrë e lirise.
➖Kush mban peng dje, nuk ka të drejtë morale të gjykojë sot.
➖Balta bën zhurmë, por nuk ndërton asgjë.

🔴Nëse e dije dje dhe e promovove, mban përgjegjësi.
Nëse heshtje dje dhe sulmon sot, ke problem me etikën.
Nëse përdor shtetin për shantazh, ke problem me ligjin.

➖Si veprohet në Bruksel dhe Europë

Dokumentet e arkivave mbrohen rreptë. Publikimi i të dhënave personale pa interes publik proporcional dënohet.
Keqpërdorimi i pushtetit dhe i informacionit zyrtar sjell përgjegjësi penale dhe politike.

Lideri që ka dijeni për një pengesë ligjore dhe megjithatë promovon, mban përgjegjësi direkte. Nuk ka dje për lavdërim dhe sot për linçim.

🌘Pyetja që mbetet:

➖A mban përgjegjësi ai që e dinte, e përdori, e mbajti peng dhe e promovoi?
Apo faji bie gjithmonë te letra, kurrë te dora që i ruajti.

Më mirë mbyllni hesapet me drejtësinë dhe Amerikën, lironi partinë nga familjarizmi, lëreni të bëhet e shqiptarëve.
Balta lodh, e vërteta çliron.

Albert Zadrima

Written by: Window.Al

Rate it