-0.7 C
Albania
Friday, January 2, 2026
Google search engine
HomeAktualitetKasafortistet e Bashës në sulm!

Kasafortistet e Bashës në sulm!

Dy fjalë që u harruan për ata që munguan.

Në politikën shqiptare, ka një kategori aktorësh që nuk zhduken kurrë, thjesht ndërrojnë vendin ku fshihen.
Dikur kasafortistë brenda PD-së, sot janë shndërruar në drejtues mediash, duke përdorur studiot televizive e rolin e tyre si drejtorë, në armë politike.
Edhe pse kanë ndërruar karrigen, nuk kanë ndërruar instinktin: të mbajnë PD-në të dobët, të përçarë.

Ngjarjet e fundit e treguan qartë këtë skemë. Takimi i kandidatëve më të votuar demokratë u shpall “fraksion” brenda pak minutash, jo nga analiza profesionale, por nga të njëjtët kasafortistë, të ftuar të munguar që manipulojnë perceptimin publik për të ruajtur statusin e tyre të pamerituar politik.

Media që e publikoi e para këtë etiketim, në fakt, kreu një akt të pastër propagande. Nuk analizoi, por vendosi narrativë nga këta kasafortistët që panë një mundësi të re për të rikthyer kontrollin: t’i bindin demokratët se “ata mungojnë” ndërsa dështimet e tyre duhet të harrohen.

Arsyeja është e thjeshtë: u intereson dobësia e PD-së.
Sepse vetëm një PD e dobët dhe e përçarë i kthen në skenë. Ata duan të zhvendosin dêshtimin e tyre te konfliktet e brendshme mes demokratëve, sepse një PD që merret me vetveten nuk ka kohë të merret me të vërtetën e tyre.

Kasafortistët i tremben ringritjes së PD-së më shumë sesa i tremben rivalëve të majtë. Prandaj punojnë ditë e natë që debati publik të mos shkojë kurrë tek dështimet e tyre, por të zhvendoset te sulmet brenda demokratëve. Kjo është formula e tyre e vjetër për të mbijetuar politikisht: krijo krizë, fajëso të tjerët, fshihu pas medias që të garanton mbrojtje.
Sepse vetëm një PD e dobët nuk u rrezikon statusin politik që ua dha dikush, pa meritë, pa aftësi intelektuale dhe pa asnjë provë të vlerës reale publike.

Mediumet që përhapën të parat etiketimin “fraksion” nuk vepruan rastësisht. Ato janë të njëjtat media që prej vitesh i zhvendosin debatet larg skandaleve socialiste të këtyre aktorëve, duke i zhytur rivalitetet e brendshme mes demokratëve në një mjegull artificiale. Kjo është një taktikë e vjetër e sistemit: të kthejë çdo problem politik në problem të opozitës, që të mos flitet kurrë për pushtetin, qeverisjen dhe abuzimet reale.

E vërteta është se PD-në nuk e rrezikojnë ata që punojnë, votojnë dhe përfaqësojnë.
PD-në e rrezikojnë ata që luajtën e luajnë pisët e pisllëkun e tyre e kanë hedhur në investim e veprojnë si kasaforta të vjetra të interesave personale.

Por një gjë është e qartë: asnjë parti nuk e ringre dot veten duke u drejtuar nga ish-kasafortistë dhe ish-bashistë, që e kanë përdorur partinë si bankë karriere personale.

E ardhmja e PD-së nuk mund të ndërtohet mbi frikën, përçarjen dhe monopolet e vjetra të dështimit. Ajo ndërtohet mbi transparencë, përfaqësim dhe guxim për t’i thënë gjërat siç janë.

E dy fjalë për ata “justfikuesit”.

Justifikimet që u dëgjuan më pas sikur në takim ishin “të ftuarit e dikujt” nuk solli gjë tjetër veçse zbardhja publike e papjekurisë e pafuqisë së tyre politike.
Askush nuk ju mori me zor e të shkëmbesh ide e mendime êshtë detyrimi i parë moral e nêse i ke hyrê politikës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat