Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Opinion
todayDecember 2, 2025
Gjenerata Y ( Gjenerata ime)!
E padukshmja që gjithmonë ka qenë aty!
Kampi opozitar, i mbërthyer prej vitesh në modele të konsumuar dhe strategji makiaveliste, ka ndërtuar një sistem që prodhon “produkte politike” pa asnjë lidhje me meritokracinë.Dhe sot, ky sistem po shfaq pasojat më të rënda pikërisht mbi “Gjeneratën Y”– një brez i përgatitur, lojal ndaj vlerave, dhe gjithmonë i gatshëm për të kontribuar, por që sistematikisht përjashtohet nga loja dhe nga fronti i luftës.
“Gjenerata X” edhe pse pluskon në ujëra të turbullta të një ndërgjegjeje të mjegullt, nuk ka arritur të krijojë një raport besueshmërie me brezin që është rritur duke i parë, ndjekur dhe mbështetur.Një brez që nuk kërkoi asgjë në këmbim, por sot shpërblehet me indiferencë.
Tragjedia është e dyfishtë: jo vetëm që Gjenerata Y lihet jashtë, por edhe “Gjenerata Z”që po “përgatitet” nga po të njëjtët emra që nuk duan të lëshojnë karrigen, rrezikon të bëhet kopja më e keqe e tyre.
Dhe kështu, kolltuku nuk përcillet me nder, por me trashëgimi të zymtë.
Shkruan Blerina Gjyriqi
Written by: Window.Al