-0.7 C
Albania
Friday, January 2, 2026
Google search engine
HomeAktualitetFoltorja nr. 3 – 1 dhjetor NJË VARR PËR SHPRESËN - Nga...

Foltorja nr. 3 – 1 dhjetor NJË VARR PËR SHPRESËN – Nga Rea Lundra

**Foltorja nr. 3 – 1 dhjetor**
**NJË VARR PËR SHPRESËN**

E prisja si ditën e Flamurit, si një shpërthim që do të trondiste themelet e regjimit.
Por erdhi një grusht njerëzish të lodhur, fjalime të ftohta, duartrokitje të detyruara.
Salla u bë varr. Shpresa u varros aty, pa asnjë lule mbi të.

Këshilli Kombëtar është i vdekur që nga 11 maji.
Shtatë muaj kufomë. As erë, as zë. Vetëm pluhur.

Dhe në mes të këtij varri na del përpara grupi i strukturuar kriminal që më 8 janar dogji selinë e Partisë Demokratike, që rrahu demokratë, që u përpoq të vriste liderin historik.
E njëjta bandë që na çoi në këtë gjendje.
E sot i ke aty brenda: marrin rroga nga partia, marrin poste, madje guxojnë dhe bëjnë foltoret e tyre, duke na pështyrë në fytyrë çdo ditë.

Mjaft më!

Unë nuk pres më fjalime të kota.
Unë nuk pres më shpëtimin nga ata që na çuan në këtë gropë.

Unë kërkoj vetëm një gjë dhe e kërkoj me zë të lartë:

**TË MBLEDHET NESËR KËSHILLI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE!**
Dhe të marrë një vendim të vetëm e të pathyeshëm:
**TË PËRJASHTOHET PËRFUNDIMISHT GRUPI KRIMINAL I 8 JANARIT DHE TË THIRRET PROTESTË MASIVE DERI NË RRËZIMIN E EDIRAMËS!**

Sepse ky nuk është më kryeministër.
Ky është një diktator që mban peng një vend të tërë.

Dhe diktatorët nuk ikin me lutje.
Nuk ikin me foltore gjysmake.
Nuk ikin kur brenda partisë tënde ke ende ata që të dogjën shtëpinë.

Diktatorët ikin vetëm kur populli del në rrugë dhe i pret frymën – tani, jo nesër, jo pas një muaji, tani.

Nëse nesër Këshilli Kombëtar nuk mblidhet dhe nuk e pastron partinë,
atëherë nuk ka më parti për të cilën të luftojmë.

Unë jam gati.
Ti je gati?

Atëherë dil nesër.
Pastroje partinë.
Pastaj pastroje Shqipërinë.

**Sepse ose do ta çlirojmë ne vetë, ose do na varrosin të gjithëve bashkë.**

Zgjidh.
Unë zgjedha. 💪🔥

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat