-0.7 C
Albania
Friday, January 2, 2026
Google search engine
HomeKronikëMOTRA QË I BËNË THIRRJE SHTETIT: MA GJENI KUSH MA VRAU VLLAN?

MOTRA QË I BËNË THIRRJE SHTETIT: MA GJENI KUSH MA VRAU VLLAN?

Jam Mirjana Çokaj.Sa dola nga prokuroria, në lidhje me vdekjen e vëllait tim, Mirel Çokaj, që u gjet i vdekur në Malet e Kelmendit. Unë dyshoj se ai është vrarë për parcelat me drogë. Ai dyshohet se është vrarë për një parcelë me drogë që u gjet në Malësinë e Madhe. Në atë parcelë janë gjetur 980 rrënjë drogë. Policia e Shtetit e ka asgjësuar. Vitet e fundit vëllai im është marrë me drogë. Ai ka qenë i dënuar për drogë.

Unë kur u përballa me ortakun, se nuk mundesha të ecja rrugës më. Ai eci përpara meje dhe e gjeti vëllanë rrugës. Gëzim Preldalkaj tha se vëllai im kishte rënë në humnerë dhe se kishte vdekur. Ai tha se telefonin e kishte dëgjuar dhe se kishte rënë dhe zilja.

Ai tha se nuk e kishte prekur me dorë telefonin, por celulari nuk u gjet. Dua të di se ku e dinte ai se ku kishte vdekur vëllai im. Dua që ta zgjidh çështjen e vëllait tim se dyshoj se dikush nga ortakët e tij ka dorë në vrasjen e vëllait. Nga telefonatat që mund të ketë bërë, do ketë thirrur furgonin. Dyshoj se vëllai ka ndryshuar rrugën. Dyshoj te ortaku i vetë. Vëllai se ka pasur që të kthehet atë ditë, por u kthye dy ditë më parë. Ai devijoi rrugën dhe shkoi te ai shteg. Vëllai im ose është shtyrë, ose dikush i ka rënë nga pas. Dua që të zgjidhet çështja e vëllait tim”, tha ajo.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat