Kandidati, misioni përfaqësues ,integriteti ,ndershmëria dhe jo përçarja !
1.Kandidati garues për zgjedhjet lokale në 6- Bashki duhet të jetë njohës shumë i mirë i zonës ku kandidon, si dhe banues i perhershëm në komunitetin ku kandidon.
2.Kandidati garues duhet të jetë pjesë aktive e subjektit politik ,i qendrueshëm politik ,aktiv në aksionet politike ,i lidhur me anëtarësinë dhe qytetarët ku jeton e banon.
3.Kandidati garues duhet të jetë një individ i ndershëm ,i pakorruptuar ,pa shkelje ligjore e administrative ,denjitoz e përfaqësues real për komunitetin.
4.Kandidati garues duhet të jetë motivues,i besueshëm ,real, qendrestar, kreativ ,shpresdhënës ,bashkëpunues dhe me integritet personal e familjar.
5.Kandidati garues duhet të jetë njohës i mirë për drejtimin e pushtetit vendor,i aftë për të ndërtuar stafe, realist ,gjithëpërshirës dhe pa mekate politike.
6.Kandidati garues duhet të jetë njohës real i të gjitha komuniteteve banuese në territorin ku kandidon,problematikave për çdo fshat apo njësi administrative.
7.Kandidati garues duhet të ketë një platformë politike ,program zhvillues ekonomik dhe infrastrukturor, kulturor, bujqësor, sport , arsim ,art ,shendetësi, ndihmë sociale ,mjedis,mbrojtje territori.
8.Kandidati garues duhet të ketë vizion, alternative ,inteligjencë,vendosmëri, urtësi ,aftësi pune në grup,komunikim ,dije dhe gjykim.
9.Kandidati garues duhet të jetë një hartues i mire i buxhetit dhe përdorues i tij në interes të sherbimit qytetar, infrastruktures,mbrojtjes territorit dhe mjedisit.
10.Kandidati garues duhet të krijojë një staf profesionistësh të fushave të ndryshme,të ketë pavarësi në vendimarrje,respekt për bashkëpunëtorët dhe zbatues i ligjit.
Me pak SOROS dhe më shumë burrëri njerëzore.
Nga Paulin Marku:




