Pse Sudet e ekonomisë heshtin për pastrimin e parave të drogës në ndërtim dhe resorte në bregdet?
Lidhja e Ramës me kartelet e drogës që kanë mbushur Evropën me kokainë dhe që pastrojnë paratë në ndërtim në Tiranë ka alarmuar DASH që thirrën Dumanin për ti kërkuar llogari, por kurrë këto 12 vite nuk kam dëgjuar të flasin për fenomenin Sudet e Ekonomisë.
Nuk ka mjerim më të madh për një vend se kur ekonomistët që japin dhe mësim në fakultet flasin për çmimin e fryrë së kiles së mandarinave dho jo për çmimet e apartamenteve që kanë shkuar në qiell se Edi Rama dhe Erion Veliaj kërkojnë të pastrojnë para në ndërtim.
Ekonomistët e vërtetë e dinë rrezikun që i kanoset një ekonomie kur është në mëshirë të parave të narkotrafikut.
Tirana dhe bregdeti janë kthyer në lavatriçen më të madhe në Evropë të pastrimit parave dhe ekonomistët shqiptarë heshtin ashtu siç hesht Banka e Shqipërisë që krenohet me euron që është gjunjëzuar.
Jetesa në Tiranë dhe zonat bregdetare për shkak të parasë së pistë është bërë e vështirë për mijëra familje por askush nuk flet në emrin e tyre.




