14.3 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeOpinionÇfarë do që të ndodhë në Shqipëri dhe në nivel global unë...

Çfarë do që të ndodhë në Shqipëri dhe në nivel global unë KURRË nuk do të mbaj anën e padrejtësisë.

Çfarë do që të ndodhë në Shqipëri dhe në nivel global unë KURRË nuk do të mbaj anën e padrejtësisë.

Rrëfim nga Andrea Bregu

Në 2020 vendosa të merresha me politikë por vetëm me një kusht, TË MOS MBAJA ANËN E PADREJTËSISË sepse pas çdo kontributi të timi, punë dhe një mal me angazhime do të shtrohej pyetja e vetme;
Cilën anë po mbaj?

Unë e di që pas çdo veprimi të timi ka një kosto që unë duhet ta paguaj për mirë po për keq nëse ja vlen që ta paguaj. Dhe me plot gojën për mua ja vlen çdo kosto që unë të mbaj përderisa veprimet dhe qëndrimet e mia nuk janë në anën e padrejtësisë.
Në 2020, ditën e parë që u morra me politikë nuk është se u bëra konservator gjatë rrugës, unë isha konservator por në anën e drejtë të historisë kundër padrejtësisë, pasi ka edhe “konservatorë” që janë në anën e gabuar të historisë.
Më kanë gjykuar edhe në 2021, edhe në 2022 por edhe në 2023 për veprimet e mia por pas një kohe të caktuar rezultuan pikërisht ato që unë kundrejt kam mbajtur qëndrim dhe mbi të cilën unë kam vepruar, minimalisht duke ngritur zërin dhe duke denoncuar çdogjë që mua më është dukur e padrejtë.

Qëndrimet e mia janë në koherencë dhe askush nuk mund të më nxjerrë një qëndrim të kundërt të timin në raport me atë që unë mbaj qëndrim aktualisht.

E çfarë pune i prishte një kamarier 19 vjeçar si Andrea ku edhe bisnesi ku punoja u mbyll në 2020 sepse në truallin ku ishte bisnesi ku punoja më vonë do të ndërtohej kulla me fytyrën e Ramës, mu në mes të Tiranës. KJO PËR MUA ISHTE PADREJTËSI, sepse ishte Rama që zbatoi urdhërat për ta mbyllur këtë vend ditën që i erdhi urdhëri nga jashtë për të zbatuar PLANdeminë.
Pas 5 muajsh refleksion me veten vendosa të merresha me politikë, protesta e parë që kam marrë pjesë ka qenë përballë Kryeministrisë kundër maskave me detyrim në muajin Shtator, ajo ditë ishte ditë me shi dhe në atë ditë u arrestuan shumë njerëz. Dy muaj më vonë u njoha me shumë njerëz, shumë prej ta i kam miq dhe shokë që në vetëvete kanë po të njëjtin emërues të përbashkët QËNDRIMIN NDAJ PADREJTËSISË.

Duke ju rrëfyer një pjesëz nga jeta ime dhe duke ditur që unë nuk bëj kompromise me padrejtësinë askush nuk ka të drejtë apo ti japë vetes të drejtë për të gjykuar veprimet dhe qëndrimet e mia sepse kurrë nuk do ja jap askujt këtë të drejtë. Unë nuk jam aktivist me rrogë në borderotë e shoqatave të financuara nga Soros edhe pse e di që njohuritë e mia janë shumë herë më të mëdha nga ato që unë shkruaj publikisht jo se nuk kam këllqe që ti shpalos por nuk është momenti për të bërë “të zgjuarin” përballë ndërgjegjes shumë të ulët që është në Shqipëri në raport me shumë çështje por për tu rikthyer tek Soros, unë di që në ato bordero ka shumë njerëz mediokër dhe pika e dobët që ka Soros në Shqipëri është mediokriteti dhe projektet e tyre e tregojnë mjaft qartë se në çfarë njohurish kanë ata në borderotë e Soros, ju mendoni se Andrea “që ra në grackën e Soros” nuk e ka mundësinë që të jetë me Soros?
E keni gabim, unë i kam të gjitha mundësitë të jem në borderotë e Soros, vetëm me një telefonatë tek Andi Dobrushi që të them të vërtetën nuk e kam të vështirë t’ja gjej numrin.
POR JO, që ditën e parë që se u morra me politikë, siç e sipërpërmenda vendosa TË MOS JEM ME PADREJTËSINË.

Sa për kostot që unë mbaj në raport me qëndrimet dhe veprimet e mia nuk është e nevojshme ti them për ti bërë “vetes qejfin”.

Për ta mbyllur unë kam një pyetje për ata që më gjykojnë për qëndrimet dhe veprimet e mia:
Kush jeni ju të gjykoni se çfarë qëndrimesh mbaj unë dhe çfarë veprimesh unë bëj?
Pasi shumë që komentojnë pas tastierës së telefonit e kanë shumë të thjeshtë të bëjnë gjykime të tilla sidomos kur të vetmin angazhim politik që kanë është angazhimi me tastierën e telefonit dhe asnjëgjë më shumë.

Andrea Bregu – 31 Gusht 2021:
“Ti nuk mund të kesh kthim mbrapa në rrugën tënde!
Ty mund të të vrasin dhe të të deklarojnë si të vetëvrarë ose të vdekur për shkaqe të panjohura.
Por dora dihet kush është.
E rëndësishme është të besosh në Zot dhe ti bësh mirë popullit dhe atdheut tënd!!!”

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat