24.1 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeOpinionKryeministri Rama ka hyrë një rruge të vështirë. Por ka dhënë prova...

Kryeministri Rama ka hyrë një rruge të vështirë. Por ka dhënë prova që ia del në krye:

Ish Kombinati i Autotraktorëve, që arriti të prodhojë edhe tankun shqiptar, nuk duhej kurrë t’i kalonte një televizioni privat. Ashtu siç nuk duheshin dhënë në përdorim edhe mjaft Prona të tjera Publike. Pronari dhe gazetaret nuk duhet të mërziten. TV News 24, TV i nderuar e i respektuar, prej kohesh duhet të ndërtonte godinën e tij, të bindur se një dite, ndonjë Qeveri do të kërkonte te kthehej kjo pasuri kombëtare. Aksioni i Kryeministrit Rama për “Kthim në Identitet të Pronave Publike” është i vonuar prej shumë kohësh. Për vite me radhë, mbas vitit 90, “Objektet Shtetërore me Rëndësi të Veçantë“ ja u dhanë padrejtësisht “Sektorit Privat që punonte në Administratën e lartë Shtetërore”, të cilët nje pjese jo te vogël e shiten per “Skrap”, duke i grabitur popullit shqiptar pasuritë e tij të çmuara. Këto Objekte shtetërore nuk ishin thjesht godina, ato ishin “Asete Kombëtare”, pronë publike e të gjithë Shqiptarëve. Ja ndonjë shëmbull : “Piramida e Enverit” në qendër të Tiranës, nuk i takonte “Top Channel” dhe largimi i tyre nga Objekti u shoqërua me mërzitje, por ishte i pashmangshëm. Sot Top Channel ka godinën e tij. Kinostudio “Shqipëria e Re”, djepi i Kinematografisë Shqiptare, iu dha padrejtësisht televizioneve private, si TV Klan etj. Edhe ata duhet t’i kthejnë popullit shqiptar godinat dhe ambientet e Kinematografise si Aset Kombëtar. TV private duhet te ndertojne Godinat e tyre si Top Channel, TV MCN, TV Fax News, Syri TV, etj. Kryeministri Rama duhet të zbatoje drejtesi per te gjithe njesoj. Ligji eshtë i barabartë për të gjithë. Kryeministri Rama i ka hyrë një rruge të vështirë, por ka dhënë prova që ja del në krye. Kujtojme aksionin tek kioskat e Lanës në Tiranë që kishin zaptuar hapësirat publike. Sot kur kalojme buze Lanes jemi te kenaqur me pamjen e saj. Ky aksion duhet te denoncoje edhe ata Drejtues te Larte te cilet gjate 30 viteve i shkaterruan Asetet Kombëtare ne te gjitha qytetet e Shqiperise. Dhe një gjë është e rendesishme, ata që kanë firmosur aktet e grabitjes duhet të japin llogari përpara ligjit për shkatërrimin e pasurive tona të përbashkëta.

Zef bushati

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat