19.3 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeOpinionAvokate Sabina Meta i shkruan leter te hapur Kryetarit te Partise Demokratike...

Avokate Sabina Meta i shkruan leter te hapur Kryetarit te Partise Demokratike Prof.Dr Sali Berisha:

I nderuar z. Berisha qe perfaqesoni opoziten.

Une dhe familja ime jemi ish te persekutuar nga sistemi komunist.

Une dhe familja ime jemi te djathte, idealista, demokrat, pa interes sepse persekutimin e kemi vuajtur qe pas ardhjes ne pushtet te partise komuniste e gjer me sot.

Ne kurre s’ perfituam gje nga PD, por gjithmone votuam per PD.

Ne kurre s’ perfituam gje nga PD, por ishim ne radhet e para te protestave.

Ne kurre s’ perfituam gje nga PD, por perkundrazi u luftuam te paret pasi ne krye te institucioneve gjate pushtetit tuaj, ishin socialistet … ( per ne demokratet s’ kishte asnjehere hapesire).

Kur Ju keni pasur pushtet ( por dhe nqs e merrni) perseri une, familja ime, dhe shume demokrate te tjere, te ndershem, idealista, antikomuniste, nuk do te perfitojne gje nga ju, e din perse ? – Sepse ti do vazhdosh te mbash afer, ato qe te tradhtojne kur nuk ke pushtet, dhe te ngjeshen kur merr pushtetin. Ato nuk jane as partiak, as demokrat, as socialista, asgje… thjesht, hipokrita qe per para, pushtet shesin nderin e tyre e ç’ te kane perreth, perfshi dhe ty.

Arsyeja qe po te shkruaj, nuk eshte kjo.

Mua, per shkak te moshes, apo shume arsyeve, nuk me lejohet te ve ne diskutim strategjine politike Tuajen, por dua te te bej nje pyetje .

Vertet mendon se ” konferencat mediatike ” jane zgjidhja e problemit te shqiptareve ?

Ngelet gjithe diten ne Konferenca si Edi i Kristaqit qe po ja kalon dhe Dulles ne pushtet, si dhe Juve.

Besoj e keni vene re apo kuptuar qe populli shqiptar ashtu si dhe Shqiperia po shfaroset, po zhduket e faj per kete ke dhe ti…. sepse nje opozite e forte se kishte lene ne pushtet nga 2013 deri te 2029 Edin e Kristaqit.

Keshtu ke ndermend te veprosh gjate ketyre 4- vjeteve?? A vertet mendon se i intereson popullit te degjoje teksa flet per gjera qe ti i ke me te degjuar dhe ne me te perjetuar, vuajtur, diskriminuar, mohuar ??

Kjo eshte strategjia jote si opozite? – gam- gam…

Nqs ke plan vetem te besh konferenca, Edin do ta lesh ne pushtet gjer ne 2050, pastaj Zahon, djalin e Edit te Kristaqit, qe jane ne pushtet qe ne kohe te Enverit. A e kupton ç’ fare demit i shkakton shqiptareve? E njenjta familje qe ne kohe te Enverit.

Je opozite, tundi themelet e shtetit, bej revolucion, sakrifikoni pushtetin, pasurine, shendetin, gjer dhe me jeten tuaj sepse popullin demokrat, te lodhur nga diktatura e ke gati per te te ndjekur. Ne jemi pro ndryshimit te sistemit diktatorial ku jemi groposur, para se te varrosemi per se gjalli.

Nqs ke nder mend ” llapa- llapa” pa asnje veprim, do te thote se Ju jeni nje. Nuk ekziston opozita, je thjeshte nje mburoje qe Edi te vdese ne pushtet.

Nese eshte e kunderta, vepro, vepro, vepro. Ja ke borxh çdo demokrati ( te ndershem e jo servil) . Ja ke borxh çdo shqiptari qe kerkon ndryshimin, don Shqiperine, shtetin e se drejtes, lirine, demokracine.
Jemi te lodhur nga dardellitjet e secilit nga politikanet tane ( pozite- opozite) ….

Vepro, ose sinqerisht, jep dorheqjen. Jepja dikujt qe merr persiper revolucionin, ndryshimin, lirine e popullit shqiptar nga Edvin Kristaq Rama.

Shqiperia po vdes, jo nga pozita, por mungesa opozites. Popullin e ke gati, mjafton te organizohesh sic i ka hije nje Opozite reale… sa per konferenca…. ehaaaa….. do shuhet ky vend.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat