Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Kur e meriton skllavërinë:

todayAugust 9, 2025 5

Background
share close

Njerëz që nuk dinë të përdorin lirinë;

Njerëz që duartrokasin padrejtësinë, mjafton të kryet nga Sulltani i GjithëPushtetshëm;

Njerëz që rreshtohen gjithmonë në krah të dhunuesit dhe vrasësit, mjafton që kjo të pëlqehet e kërkohet nga i GjithëPushtetshmi;

Njerëz që nuk reagojnë kur shkatërtohet e betonizohet Tirana, me qëllim pastrimin e parave të pista, e me to, mbajtjen e pushtetit kriminal;

Njerëz që nuk reagojnë kur shemben nga barbarët në pushtet, prona pa vendim gjykate e kur pronarët nxiren jashtë me dhunë e gazlotsjellës, madje edhe fëmijë;

Njerëz që nuk reagojnē kur mediat në vend të gazetarëve “popullohen” nga NarcoPolicia dhe vritet fjala e lirë;

“Njerëz që nuk reagojnë kur nga dhuna që përcillet nga lart poshtë në të gjitha institucionet, sidomos ato ligjzbatuese, vriten gra në sy të fëmijëve; se Pushteti dhe i GjithëPushtetshmi është gjithmonē me dhunuesin dhe vrasësin.

Njerëz që nuk reagojnë kur pëdhunohen fëmijë, se i GjithëPushtetshmi pëdhunon çdo ditë një popull të tërë;

Njerëz që helmojnë e vrasin qentë e pafajshëm se dikur Sulltani i GjithPushtetshëm Kryetar Bashkie (de facto edhe sot), i jepte 200 lekë për një bisht qeni, dhe ai qē sot ndodhet në Burgun e Durrësit, vetëm se fondet e këtyre qënieve të pafajshme vidhen nga i GjithëPushtetshmi;

Njerëz që vrasin kuajt, qënien më besnike e më paqësore në botë;

Meritojnë të jetojnë e të vdesin si SKLLEVËR.

Adriana Kalaja

Written by: WindowRadio.de

Rate it