Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Aktualitet

” MOS DËRGO DELET TË KAPIN UJKUN”

todayAugust 1, 2025 1

Background
share close

Aktori Simon Shkreli, në një tjetër reagim të fortë publik, denoncon largimin e tij nga Teatri “Migjeni” si një veprim të motivuar politikisht, të orkestruar nga drejtues të Bashkisë Shkodër. Ai akuzon Kryetarin e Bashkisë për përdorim të pushtetit në funksion të hakmarrjes personale ndaj familjes së tij, ndërsa paralajmëron nisjen e një procesi ligjor për të kërkuar të drejtën e tij dhe për të denoncuar abuzimet në sektorin e kulturës.

Reagimi i plotë i aktorit Shkreli:

Një vendim që ka kohë që është marrë!
Nga sot sipas këtij vendimi unë nuk jam më aktor në teatrin “Migjeni”.

Kryetari i Bashkisë Shkodër tashmë ka nisur hakmarrjen politike ndaj familjes time, duke u fshehur pas arsyetimeve banale, dhe aspak të bazuara në fakte dhe prova.

I vetmi dallim këtë herë është se kishte vendosur firmen ” madhëria e tij”, duke dashur të tregoj forcë dhe muskuj.

I gjithë ky proces i gatuar në kuzhinën e Drejtorisë së Kulturës, dhe e servirur si një gjellë e pështirë, do jetë pikënisja e një procesi ligjor ku me fakte dhe prova do fitoj të drejtën time.

Do vazhoj luften time demaskuese dhe denoncuese ndaj shkeljeve dhe abuzimeve që drejtoria e kulturës në Bashkinë Shkodër benë.

” MOS DËRGO DELET TË KAPIN UJKUN”

Shkruan Shkreli

Written by: WindowRadio.de

Rate it