14.3 C
Albania
Friday, April 17, 2026
Google search engine
HomeOpinionSheqeroset pushteti në Malsinë E Madhe!

Sheqeroset pushteti në Malsinë E Madhe!

Pazari i turpit në Malësinë e Madhe:Kur pushteti blen opozitën me poste dhe e kthen administratën në orgazëm:

Një njoftim i zakonshëm, gjoja formal, po qarkullon prej ditësh nga Bashkia e Malësisë së Madhe dhe të gjitha bashkitë e vendit, që “ftojnë profesionistët të bëhen pjesë e administratës publike”.
Me tone të zbutura, me fjalë boshe si “kontribut”, “zhvillim”, “interes për komunitetin”, fshihet një skemë e neveritshme dhe e përsëritur politike:
Rilindja po blen opozitën dhe po e zëvendëson me ushtarë të bindur, të zhveshur nga çdo moral dhe integritet.

Unë kam informacion konkret, të verifikuar dhe të padiskutueshëm:
Në Malësinë e Madhe po zhvillohet një pazare masive për ndarjen e posteve në administratë, nga drejtues opozitarë të nivelit lokal që janë futur në marrëveshje me partinë në pushtet.
Dhe kjo nuk është më thjesht dyshim apo supozim politik – është fakt i gjallë.

Postet në lojë:
Kush po blihet dhe çfarë po premtohet:

Sipas burimeve të sigurta, janë pikërisht postet e administratorëve lokalë, drejtorëve të shërbimeve, drejtorëve të arsimit, bujqësisë, kulturës, si dhe pozicione të rëndësishme si specialistë pranë sektorëve kyç të bashkisë, që po ndahen paraprakisht mes individëve të opozitës dhe eksponentëve të Rilindjes.

Nuk mbaron këtu:
Edhe pozicioni i nënkryetarit të bashkisë – një nga postet më të larta dhe vendimmarrëse – është lënë enkas për një figurë të njohur nga e djathta, e cila dikur përbetohej publikisht se nuk do të bëhej kurrë pjesë e sistemit të Edi Ramës.
Sot, ai është në radhë për të vënë firmën mbi marrëveshjen që do ta shndërrojë në nënkryetar të Rilindjes, jo të qytetarëve.

Kush janë këta njerëz?
Ata që deri dje bërtisnin nëpër studio dhe takime me malsorët kundër qeverisë, që i quajtën zgjedhjet të manipuluara, që mallkonin sistemin e patronazhistëve, e që sot shkojnë vetë të firmosin te zyrat e patronazhistëve për një vend pune.

Administrata, e kthyer në lavatriçe turpi për opozitën:

Administrata publike në Malësinë e Madhe nuk po kërkon profesionistë të pavarur – ajo po përdoret si mjet për të larë mëkatet e opozitarëve të shitur, për t’i integruar me fytyrë të qeshur në një sistem që deri dje e quanin mafioz.

Ky nuk është zhvillim – është kapitullim moral dhe politik.
Opozita, në vend që të përballet me qeverinë, është ulur në gjunjë para saj.
Dhe nuk ka turp.
Sepse këta njerëz nuk duan reformë. Duan vetëm karrige.
Nuk duan të shërbejnë – duan të shiten.

Më thoni:
Çfarë vlere ka më fjala opozitë kur të gjithë ata që janë në vijën e parë të saj sot, nesër do të jenë drejtorë të emëruar nga kryetari socialist i bashkisë?
Si mund të besojë qytetari tek dikush që nga protestues kthehet në pjesë të sistemit, pa një ndjesë, pa një sqarim, vetëm për përfitime personale?

Thirrje e rreme për “profesionistë”:
Maskë për ndarje pazari

Në letrën publike thuhet:
“Ftojmë profesionistë nga fusha të ndryshme të aplikojnë në bashki…” – por në realitet lista e emrave është mbyllur para se të hapej thirrja.
Janë bërë takime, janë zhvilluar biseda në zyrat e pushtetit lokal, janë ndarë sektorë:
Ky do marrë arsimin, ai do marrë pastrimin, tjetri do jetë administrator i një njësie, një tjetër përgjegjës për bujqësinë.

Kush nuk pranon të bëhet pjesë e kësaj farse, përjashtohet.
Kush kundërshton, heshtet. Kush flet, etiketohen si “përçarës”. Pra, ose bëhesh pjesë e marrëveshjes, ose mbetesh pa zë.
Kjo është logjika e Rilindjes që po infekton edhe opozitën.

Populli duhet ta dijë:
ky është tradhti, jo bashkëpunim:

Mjaft më me justifikime për “bashkëpunim institucional”.
Ky është bashkëfajësi i pastër. Është blerje me faturë të prerë.
Edi Rama po ndërton një administratë hibride, ku vendos militantët e tij dhe për zbukurim u jep nga një post njerëzve të djathtë që s’kanë më as dinjitet, as qëndrim.

Nëse Malësia e Madhe Shqipëria nuk zgjohet sot, nesër do të jetë vonë.
Sepse nuk do të ketë më opozitë – do të ketë një repart të uniformuar me kravatë që ekzekuton urdhrat e Tiranës në emër të “shërbimit ndaj komunitetit”.

Për fund:
Një mesazh për të ndershmit:

Nëse ka ende njerëz me integritet, profesionistë që e duan vendin dhe nuk shiten për një vend pune, ky është momenti për të folur.
Jo nesër. Sot.
Sepse po u mbyll goja tani, do t’ju përdorin si alibi nesër.
Do t’ju thonë:
“Ja, edhe këta erdhën, pra qenka gjë e mirë.”

Mos lejoni që emri juaj të përdoret në listat e turpit.
Mos bëni pjesë në pazarin që po shkatërron çdo pikë shprese që i ka mbetur këtij vendi.
Sepse një vend që blen opozitën, nuk ka më demokraci.
Ka vetëm teatër me aktorë të blerë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat