Opinion

Popull që na pëlqen të qihemi!

todayJuly 17, 2025

Background
share close

“Qi”-ja që po na qin politikën shqiptare:
Zeqirët dhe Zeqinët e parlamentit të ardhshëm:

Nëse dikush mendonte se politika shqiptare kishte arritur fundin, duhet të presë edhe pak:
Në horizont po ngjiten figura të reja, që i kanë të gjitha për t’u bërë zëdhënës të rrokjes “qi” në parlament.
Dhe jo, nuk po flasim për fjalë të ndyra.
Flasim për emra, që me krenari mbajnë në mes të vetes rrokjen e famshme “qi” – që në shqiptare të thjeshtë tingëllon më shumë si mallkim sesa bekim.

Po pra:
Zeqir dhe Zeqine.
Dy emra që, në çdo vend normal, do të ishin thjesht… Emra.
Por në Shqipëri, ku gjithçka kthehet në farsë dhe tallje, madje edhe përmbajtja e një emri shndërrohet në simbol politik, ato janë kthyer në shfaqje, në memexhi, në përfaqësues të denjë të një politike që prej kohësh është futur thellë në qime të ironisë kombëtare.

Zeqir Kordhoni – Daja që “kordhon” politikën

Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, kandidoi për deputet.
Duket sikur vendi ka aq shumë nevojë për dajallarë, sa parlamenti është kthyer në një dasmë pa fund – vetëm se këtu nusja është populli, dhe i ka dhënë të gjithëve.
Zeqiri, me një mbiemër që s’ka nevojë për koment (“kordhoni” të kujton rripin, shtrëngimin, e ndoshta edhe ndonjë tjetër lloj ngjeshjeje…), është futur në përplasje të drejtpërdrejtë me Tik Lapa-n dhe vetë Shabanin – nipin e tij.

Pra kemi një dajë që futet në sherr me nipin, ndërkohë që rrokja “qi” vijon t’i përshkojë të dy, si një lidhje gjaku politike që nuk fal.
Një farë incest politik, në fakt.
Populli thotë:
Kush s’ka krushqi, të kërkojë në listat e deputetëve të rinj.

Zeqine Caushi – Zhurma që qin

Nga ana tjetër, kemi Zeqine Caushin.
Me një emër që nuk të lë pa reaguar – e as pa të qeshur.
Zeqina ka bërë lëmsh politikën, thuhet.
Jo vetëm për faktin se është një “grua” me emër të rrokshëm, por edhe sepse përfaqëson më së miri atë që ndodh kur një vend e humb seriozitetin dhe e kthen “qi”-n në pjesë të përditshmërisë politike.

Zeqina është mishërimi i asaj që ndodh kur tallja bëhet platformë, dhe satira merr vend në kolltuk.
Nuk është më as për të qeshur. Është për të qarë – ose për të klithur si në ndonjë skenë të keqe filmi për të rritur, me buxhet të ulët dhe skenar pa sens.

Parlamenti i ri – Salla e “Qi”-së së Madhe

Në këtë ritëm, nuk do të jetë çudi që në parlamentin e ardhshëm të kemi një grup parlamentar me rrokjen “qi” si kriter për t’u futur në listë.
Deputetët do të zgjedhin fjalimet me më shumë tinguj të errët, ndërsa seancat do të duken si ndërthurje mes shfaqjeve satirike dhe episodëve të ndaluara për fëmijët nën moshën 16 vjeç.

E gjitha kjo s’është gjë tjetër veçse një reflektim i thellë i mënyrës sesi politika shqiptare ka degraduar:
Emrat kthehen në meme, rrokjet në lojë erotike, familjarët në përplasje, dhe populli…
Në spektator që paguan biletën me taksat e tij.

Populli: U qi!
Ti: Na qive!
Ai: Na qin!
Ajo: Na qiu!
Ne: U qimë!
Ju: Na qitë!
Ata: Qihen!
Ato: Qihen!

Nga “Qi”-të e fjalës, te “qi”-të e realitetit

Ironia e madhe është se, teksa tallim emra si Zeqir e Zeqine, realiteti është se ky vend është vërtet i q….
Jo për faj të rrokjeve në emra, por për faj të paaftësisë, arrogancës dhe mediokritetit që ka infektuar çdo cep të shtetit.

Ndaj le të mos gabojmë:
Nuk është problemi që dikush quhet Zeqir apo Zeqine.
Problemi është që këta Zeqirë e Zeqina, me apo pa “qi” në emër, nuk sjellin asgjë veçse më shumë “qi” mbi këtë popull të rraskapitur.
E kjo s’është më satirë. Është dramë.

Në përfundim:

Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë “qi” në politikë – ka nevojë për vizion, përgjegjësi dhe dinjitet.
Por, me sa duket, rruga drejt një parlamenti më serioz, kalon nga një “qi” kolektiv që ende nuk ka mbaruar së na… Lodhuri.

Written by: Window.Al

Rate it