Listeners:
Top listeners:
Window Radio WindowRadio.de
Opinion
todayJuly 16, 2025
🔻Në një vend ku krimi ka marrë tendera, diploma dhe poste drejtuese, një ish-efektiv i RENEA-s është sot pas hekurave…
Jo pse ishte kriminel. Por pse ishte aty, ku shteti nuk guxoi të jetë.
📌 21 prill 2021 – vetëm katër ditë para zgjedhjeve, në mes të Elbasanit, aty ku vota nuk numërohej me komisione, por me grupe të armatosura që “mbrojtën” fitoren.
Një skenë që do ta turpëronte çdo demokraci.Një vrasje që ndodhi në kushte absurde.Një viktimë, një akt i rëndë, por mbi të gjitha: një sistem që kishte dështuar shumë përpara se të qëllohej plumbi i parë.
🟠 Arbër Paplekaj – një profesionist elitar, një familjar shembullor, një njeri që njihte ligjin dhe jetonte sipas tij – u përball me një realitet ku ligji ishte zëvendësuar me patronazhistë dhe dhunë të legalizuar nga vetë pushteti.
✅Sot ai kërkon lirimin me kusht – pasi ka vuajtur më shumë se gjysmën e dënimit.
Gjykata e Apelit ndryshoi akuzën nga vrasje me dashje në vrasje në kushtet e tronditjes psikike. Pra, edhe sistemi e pranoi që e kishte futur në një fushëmine të organizuar nga politika.😡
🔴 Por pyetja e madhe mbetet: kush i mbajti gjallë ato struktura kriminale që provokuan situatën?
Kush i frymëzoi, i pagoi, i shoqëroi, i mbrojti? Kush ishte urdhëruesi moral i kaosit?
❇️Sepse Arbëri qëlloi një njeri në një përplasje tragjike.Por politika qëlloi një komb të tërë, dhe vazhdon ta bëjë çdo ditë – me sistemin zgjedhor më të kalbur në Europë.
🟡 Reforma zgjedhore?
Një tallje e përhershme.Ndryshime që prodhojnë më shumë konflikte sesa zgjidhje.Zgjedhje që kontrollohen nga lista bandash, jo listat e votuesve.
⚫ Arbër Paplekaj është sot një fajtor pa faj.
Ndërsa klasa politike – e majtë dhe e djathtë – është një fajtore vrastare pa pendesë.
🔵Ai është viktimë e një demokracie pa shtet.E një sistemi që nuk e mbron dot votën, por e shet për mandate.
🟩 Sot nuk është koha për gjyqe personale. Është koha për një gjyq ndaj sistemit!❌Drejtësia të mos fshihet pas neneve, por të guxojë të pyesë:
🔻Kush e provokoi atë ditë?Kush e frymëzoi? Kush e përdori? Kush përfiton nga heshtja?
✅Sepse sot është Arberi.Nesër mund të jetë çdo qytetar që guxon të ruajë votën në një vend ku vota mbrohet me patronazhistë, jo me polici.
Nard Noka
Written by: Window.Al