Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Ligji 7501 që po vret Shqipërin:

todayJuly 15, 2025 3

Background
share close

Ligji 7501 groposi Thethim dhe…..!!!

Në veri Ligji 7501 nuk u zbatua. Toka u nda sipas sinoreve të vjetra. Dhe për hir të së vërtetës. Nuk kushte konflikte pronësie.
Por pronarët nuk kuptuan se “tenja” ishte brënda pasi. Nëse nuk kishin konflikt me njëri tjetrin. Konfliktin e kishin me Ligjin.

Pronat askush nuk mundej ti rregjistronte në hipotek. Pasi nuk ekzistonte Ligj për rregjistrimin e tyre. Dëmi i këtij Ligji. U ndje tek pronarët legjitim ku. Ligji ja dhuronte tokën koooperativistit, puntorit të fermës. Ku fillimish ju dha në përdorim. Dhe më pas ju kthye dhe në pronësi. Ajo që ndodhi në shqipëri, që quhej “ tok e xanun” U kthye po me Ligj. Tok e legalizuar.
Tashmë promarët humbën shpresën e kthimit. Qeveritë nxorrën Ligj për kompesim ku, Filluan sa alleshverishet, aq dhe degradimi i çmimit të komoesimit.

Në veri, vazhdonte ideja se toka ishte e pronarit. I cili e zotëronte sipas trashigimisë, dhe sipas sinoreve e të parëve.
Aty filluan dhe ndërtimet. Leje nuk jepej. Kjo për efektin se asnjë qeveri, nuk mundej tua rregjistronte pasi nuk kishte Ligj përveç 7501-it.

Për të zhvilluar pronën. Apo aktivitetet e tyre. Filluan ndërtimet pa leje. Dhe kjo ishte normale pasi. Çdo kush e konsideronte pronë të tijën.
Por askush nuk e kishte të rregjistruar në hipotekë( apo kadastër siç quhet sot.) Qeveritë nuk mundeshin të nxirrnin Ligj pasi. Duhej shfuqizuar Ligji 7501 më parë. Ligj që toka ndahej në bazë të frymve e jo në bazë të sinoreve të vjetra.

Kështu u vazhdu për 35 vjet. Askush nuk ju dha zgjidhje ligjore këtyre banorve. Por ju la të ndërtonin pa leje. Ashtu siç është ndërtuar në të gjithë vëndin.
Rama dhe çdo qeveri e dinte se prona në veri ishte e pa rregjistruar në hipotekë. Ndaj ata bënin sikur nuk i ndalonin. Madie dhe i inkurajonin për të zhvilluar turizmin.

Ky Minuk Koridoresh pasi zbatoi “ligjin e shpopullimt” Vendosi pas marrjes së mandatit të katërt. T’jua rrëmbejë tokën e të parve, pasardhësve të tyre. Këtë nuk e bëri sa me VKM. Por me Ligjin e Korporatave, investitorve të huaj, partnerët strategjik, Apo dhe me projekte të Studiove të huaja, të cilat i ka nën mbikqyrien e tij.

Në çdo rast. Ky biçim Kryeministri. Mundet tua marri pronën. Me një nga Ligjet e më sipërm. Dhe askush nga këta pronarë. Nuk mundet ti drejtohet Gjykatës për ta kundërshtuar pasi. Sipas hipotekës, këta nuk janë pronarë sipas Ligjit. Ndaj dhe Minuku Koridoreve premtonte, pasi e dinte mjaft mirë që asgjë nuk bëhej. Kështu që në çdo rast. Pronarët në veri, janë pronarë pa Hipotekë. Tashm ata rreshtohen tek ish pronarët.

Zgjidhja.
Kuptohet që zgjidhja ekziston. Duhet vullnet politik për ta zgjidhur. Për të shfuqizuar Ligjin 7501 si Ligj anti-kushtetues. Them këtë pasi. Në neni Neni 41, 42, thuhet

  1. E drejta e pronës private është e garantuar.
  2. Prona
    fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të
    parashikuar në Kodin Civil.
  3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës
    vetëm për interesa publikë.
  4. Shpronësimet ose ato kufi
    zime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin,
    lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë.
  5. Për mosmarrëveshjet lidhur me masën e shpërblimit mund të bëhet ankim në gjykatë.
    Neni 42
  6. Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kusht
    etutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa
    një proces të rregullt ligjor.
  7. Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë,
    ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë
    dhe publik
    Pra zoti e jep, tellalli se shet i thonë kësaj.

Nda kur u bënë ndryshimet kushtetuese deklaroja se. Pranoni që ka rënë sistemi.Duhet një sistem tjetër Duhet një Kushtetutë e bërë nga shqiptarët e për shqiptarët, Dhe jo një Kushtetutë e importuar
Dhe nuk jam aspak pishman Kur votuan ndryshimet në Kushtetutë me 140 pro. Ju deklarova me zë e figurë “Falemi derit që na vendosët diktaturën” Shumë kush më paragjykoi. Por ja që pasojat erdhën shumë shpejt.

Prona është koncept i të djathtës konservatore. Shteti është i detyruar të japë Sigurin juridike të pronës. Për sa kohë do vazhdohet me Ligjin 7501, të Legalizimut. Me VKM-ra e ligje që cënojnë pronën. Shqipëra do jetë në konflikt të haput mes pronarve dhe qeverive. Kapitalizmi nuk ndërtohet mbi paligjshmërinë. Asnjë vënd nuk zhvillohet nëse. Pronën nuk e ka pronari ligjitim. Sado të shkojë. Oo nuk ju kthye prona të zotit. Shqiptarët do jenë vetëm në konflikt. Por ky konflikt do shtrihet dhe me investitorët e huaj. Të cilët Minuku Koridoreve i sjell si partner strategjik, duke ua falur tokën e pronarve të trashëguar ndër breza.
Zoti mbroftë shqiptarët në tokën e tyre.

Fatmir Merkoçi

Written by: WindowRadio.de

Rate it