Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Filloi shfaqia e një opozite borgjeze“

todayJuly 6, 2025 5

Background
share close

Deputet të P.D.-së, po shafen në media. Në vënd të një falie publike. Apo dhe të një dorheqie, minimalisht nga postet partiake. Po ndodh e kundërta. Ndoshta politikisht, quhet e pa moralshme.

E deklarova pas humbies së 11 Majit. Se tani me 50 mandate do kemi një opozitë “borgjeze. Dhe kjo nuk vonoi. Deklarimet në media janë sa të trishta aq dhe adoleshente. Kjo për të vetmen arsye pasi. Atë që vetë e bënë Kodin e firmosën, e votuan. Tashmë deklarojnë se duhet ndryshuar, po atë që vetë e bënë.

Deputeri Bylykbashi, ishte ai që ra dakort për këtë Kod Zgjedhor. Dhe e gjithë opozita e votoi. Si mundet sot. Akoma pa u çertifikuar zgjedhiet. I kërkohet Ramës, të ndryshoi Kodin Zgjedhor?
A ishin po këta deputet. Që nuk kërkuan me forcë në atë parlamet Të ndryshohej harta e ndaries administrative.? Po si mundet t’ja kërkosh këtë gjë, njeriut që i dhurove 83 mandate.? Kjo është absurde.

Por absurdia vazhdon. Vazhdon kur thonë se duhet të ndryshohet kushtetuta. Dhe se e mbështesin deklaratën e Manjanit. Pra të atij që ishte si pro reformes sorosiane. Ashtu dhe pro Veneciad për ndryshimet kushtetuese.

Të isha një njeri që kisha heshtur, apo isha dakort me këtë reformë. Sot nuk do kisha moral të flisia. Por çuditërish kam që më shtator 2013 që kërkoja reformë. Por që më 2014 kur nisi ju dola kundra, për mënyrën se si e filluan këtë Reformë.

Po a ishit ju në takime e seminare Që ishit kundra meje, kur kundërshtoja reformln. Kundërshtoja ndryshimet kushtetuse. Kur ju kundërshtoja që votoni SOROS-in me këtë reformë.
Ju të gjithë e dëgjonit kur ju thoja në fjalën time se. Duhet të pranoni që ka rënë sistemi. Dhe pastaj të niset reforma. Ashtu siç degjuat kur ju “falenderova” publikisht, kur ndryshuat kushtetutën me 100% të votave në parlament. Duke ju thënë :- “ faleminderit që na vendosët diktaturën.” Fhe na dhuruat këtë “ mender Kushtetutë”
Por ju vazhduat të aprovoni çdo gjë që kërkonte Rama. Ndaj sot mos bëni të pa fajshmin.

Sot më minimalisht ju them. Mos i fyeni njerzit në intelugjencë. Askush nuk harron se çfar keni deklaruar.
Këti vëndi i bëtë një dëm të madh me këtë humbie. Pasi njerzit besuan kur ju deklaronit se Është rradha jonë tani.
Anëtarët e partisë, por dhe njerzit ju votuan me shpresën se Rama do humbiste. Por ju i zhgënjyet.
Dhe ky është zhgënjimi më i rëndë. Sot minimalisht mos dilni me dekarata qarravitëse. Rama nuk ka për të plotësuar asgjë. Tashmë ai është në qellin e shtatë, pas kësaj fitote.

Ju nuk mundet të bëni opozitë “borgjeze” Pasi nuk e keni këtë staturë.
Nuk jeni as Le Pen e cila nuk është politikane rrogëtare. Por nuk ka as staf rrogëtarësh si siç jeni ju. Me lëvizien e “jelekve të berdhë” Le Pen nuk doli në protestë, por hodhi frymën. Dhe në zgjedhie nga 5 deputet morri 90-rë

Nëse ju dhimbset sado pak ky vënd. Ngrini kauza për të krijuar frymë. Atë që nuk e bëtë dotë në fushatë. Njerzit kanë nevojë për shpres. E shpresa jepet dhe me lëvizie polutike.
Por ju si para- politik, nuk mundet ta bëni këtë. Ju jeni të shqetësuar për postin, për rrogën, apo për privilegjet. E jo për mbrojtien e interesave të shqiptarve e të shqipërisë.

Ju e dinit që Rama kishte ndërtuar një mekanizëm shtypës, vjedhës. Dhe se në këto votime, do përdorte tërë arsenalin për të fituar. Po kush ishte alternativa juaj ? Pa alternativ, pa kauz, pa frymë. Nuk mundet as diktatori e as MAFIA-Shtet. Koha është vërtetuesi më i mirë.

Fatmir Merkoçi

Written by: WindowRadio.de

Rate it