Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Agjenturat e huaja në zemër të Shtetit Shqiptar..

todayJuly 1, 2025 2

Background
share close

Agjenturat e huaja në zemër të Shtetit Shqiptar.. Një tradhëti e heshtur me mbrojtje ligjore.
.
Nga një vështrim i kujdesshëm mbi realitetin politik dhe institucional shqiptar, del në pah një e vërtetë e hidhur… Republika e Shqipërisë, në pikën më të lartë të saj,në institucionet që duhet të mbrojnë sigurinë kombëtare,ka lejuar me vetëdije infiltrimin e agjenturave të huaja, pa pasur as guximin ligjor dhe as vullnetin politik për të reaguar.

Rasti i Damir Fazlliç, një biznesmen me lidhje të dyshimta dhe lidhje direkte me qarqe serbe dhe të huaja, që mori pjesë në mbledhjet e Këshillit Kombëtar të Sigurisë ne vitin 2012,si i ftuar special i Sali Berishës, nuk ishte thjesht një incident. Ishte një simptomë,një këmbanë alarmi. Një akt që tregoi se në emër të interesave të fshehta, shteti është përdorur si vegël për të futur në gjirin e tij individë pa asnjë legjitimitet institucional, por me mision dhe axhendë të qartë, cënimin e sovranitetit të vendit…

Në çdo shtet serioz, pjesëmarrja e një individi të huaj, jashtë strukturave zyrtare, në një forum të sigurisë kombëtare do të shoqërohej me alarme, hetime dhe dënime penale. Në Shqipëri, jo vetëm që nuk ndodhi kjo, por akti u trajtua si normalitet, ndërsa shtypi u përqendrua në sipërfaqe, dhe drejtësia,si gjithnjë në heshtje.

Por pse ndodh kjo?
Sepse Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë është ndërtuar me boshllëqe të qëllimshme. Në të nuk ka asnjë nen të posaçëm që dënon një politikan apo zyrtar të lartë që shërben si agjent i një shërbimi të huaj inteligjent. Nuk ekziston nocioni “spiunazh politik e shtetëror i brendshëm” për shtetas shqiptarë me pushtet. E vetmja gjë që ndëshkohet është “përhapja e sekretit shtetëror”, dhe kjo vetëm nëse ke firmë mbi ndonjë dokument të klasifikuar.
Pra, një spiun me pushtet është më i mbrojtur sesa një zyrtar i zakonshëm që rrjedh një informacion teknik.

Kjo nuk është rastësi. Ky është një model i ndërtuar me vetëdije. Kodi Penal dhe dispozitat mbi sigurinë kombëtare janë hartuar nga mendje të pista, të lidhura me interesa jo kombëtare, që në mënyrë sistematike kanë çmontuar çdo barrierë ligjore që mund të ndëshkonte bashkëpunimin me shërbime të huaja.
Në artikujt e përditshëm mediatik, gjithnjë e më shpesh dalin emra me peshë..

Sali Berisha, për të cilin është përfolur që në vitet ’90 për lidhje me qarqe të shërbimeve serbe.

Flamur Noka, një figurë politike e afërt me qarqe të errëta të Ballkanit.

Ilir Meta dhe bashkëpunëtorë të tij, të përmendur shpesh për marrëdhënie të dyshimta me linjat greke të ndikimit në jug të vendit.

Edmond Haxhinasto, pjesë e një elite politike që ka lëvizur në heshtje ndër interesa të huaja me ndikim të fortë rajonal.

Fredi Bejleri ,aktivist i qarqeve te errëta greke,akuzuar per pjesëmarrje në grup të strukturuar terrorist ,etj etj

Asnjë prej tyre nuk është hetuar seriozisht mbi këtë bazë. Jo pse mungojnë indiciet, por sepse mungon ligji që i kap. Mungon vullneti. Mungon drejtësia.

Ndërkohë, agjenturat e huaja janë duke ndërtuar një rrjet të gjerë influencash në ekonomi, politikë, media dhe drejtësi, pa ndonjë ndëshkim të vetëm. Në vend të tyre, ndëshkohen denoncuesit, gazetarët, qytetarët aktivë, ndërsa të vërtetët, ata që kanë hapur dyert e shtetit për interesa të huaja, lulëzojnë, dalin në ekrane dhe flasin për patriotizëm.

Shqipëria është kthyer në një fushë e hapur operacionale për inteligjencat e huaja. Dhe kjo ndodh sepse ligji është i verbër, i manipuluar dhe i frikësuar. Nëse duam të kemi një shtet real, jo një karikaturë të tij, është momenti që deputetet, intelektualet dhe patriotët e vertetë të Shqiperise të kërkojnë….
👉Reformim të menjëhershëm të Kodit Penal, me përfshirjen e një neni të posaçëm për dënimin e agjentëve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre me pozita shtetërore.
👉Verifikim dhe hetim të të gjithë personave me poste të larta politike që kanë pasur kontakte me agjencitë e huaja të inteligjencës.
👉Deklasifikim të mbledhjeve të diskutueshme të Këshillit të Sigurisë dhe ndëshkim për personat që kanë thyer etikën dhe interesin kombëtar.

Ndryshe, do të vijojmë të mbetemi një vend ku flamuri është shqiptar, por komandat vijnë nga jashtë…

Rifat Kullolli

Written by: WindowRadio.de

Rate it