21.7 C
Albania
Sunday, April 19, 2026
Google search engine
HomeOpinionShqipëria dhe Venezuela:

Shqipëria dhe Venezuela:

Ramaduro

Zgjedhjet parlamentare te dates 11 maj ne Shqiperi ishin nje krim i paraljameruar. Ne nje rast te paprecedente, partite e spektrit te qendres se djathte ne Evrope dhe ne bote miratuan kater rezoluta ku evidentohej Shqiperia si nue narko-shtet; ku zgjedhjet manipuloheshin dhe vidheshin; dhe ku parimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme kishte humbur si koncept. Keto rezoluta benin thirrje per krijimin e nje qeverie teknike e cila do te siguronte zgjedhje te lira dhe te ndershme. Pavaresisht gjuhes se ashper te resolutave, presioni nderkombetar nuk ishte i mjaftushem per te detyruar nje qeveri teknike. Ashti sic pritej, zgjedhjet u manipuluan dhe krimi i organizuar luajti nje rol vendimtar.
Tre dite pas kety zgjedhjeve, Komuniteti Politik Evropian, nje strukture jo institucionale e cila perpiqet te mbaje te angazhuara vendet te cilat nuk jane antare te Bashkimit Evropian mbajti ne Tirane samitin e radhes. Nderkohe qe lideret e demokracive perendimore diskutonin ne Tirane fatin e Evropes dhe demokracise, qeveria e Edi Rames nxitonte te miratonte nje vendim qeverie per krijimin e ‘policise qytetare’. Me kete vendim, qeveria shqiptare mbyll ciklin per kontrollin e plote te shtetit, shoqerise dhe qytetareve. Asgje me teper nuk ka bere Nicolas Maduro ne Venezuele sesa Edi Rama ne Shqiperi. Te dy sistemet nuk jane vetem te ngjashme, ato jane identike. Madje Shqiperia eshte edhe me e sofistikuar se Venezuela ne kontrollin e votes.
Arrestimi i udheheqesve te opozites ne akuza fallco; kontrolli mbi gjyqesorin per te denuar kundershtaret politike dhe per te mos hetuar korrupsionin qeveritar; presioni dhe perdorimi i administrates publike per te kontrolluar voten; databaza shteterore e e-albania e cila permban te gjitha te dhenat per qytetaret i eshte dhene partise ne pushetet per ta perdorur ate ne procesin e patronazhimit politik te votuesve; po ashtu databaza e emigranteve te regjistruar per te votuar i eshte vene ne dispozicion partise socilaiste ne pushtet per ta perdorur ne menyre qe te influencoje mbi voten e emigranteve; perdorimi i te gjitha resurseve dhe institucioneve shteterore duke perfshire edhe ato te sigurise ne funksion te partise ne pushtet; perdorimi i grupeve te trafikut nderkombetar te droges si shtabe elektorale te partise ne pushtet ne te gjitha rajonet e vendit. Te gjitha keto nuk kane ndodhur ne Venezuele, por ne Shqiperi, nje vend evropian, anetar i NATO dhe kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Qeverite e Italise, Britanise se Madhe, Frances dhe Gjermanise ose kane bere marreveshje me qeverine e Edi Rames per te pranuar emigrante te paligjshem ose jane ne proces negociatash. Eshte kjo arsyeja qe Evropa mbyll syte jo vetem para masakres elektorale, shkaterrimit te shtetit te se drejtes, kapjes se mediave dhe shkeljeve te te drejtave te njeriut, por eshe krijimit te nje narko-diktature. Nderkohe qe Evropa ka bere zgjedhjen e saj, shpresa e vetme per shqiptaret mbeten Shtetet e Bashkuara. Pothuajse tre jave pas zgjedhjeve Washingtoni zyrtar akoma nuk e ka uruar Edi Ramen per te ashtequajturen fitoren e mandatit te katert. E vendosur para nje presioni publik, ambasada amerikane ne Tirane zghodhi rrjetin social te instagramit per te dhene nje deklarate qe nuk thoshte asgje. Ajo pergezonte popullin shqiptar per zgjedhjet dhe shprehte villnetin per te punuar me Shiperine. Ne te njejten kohe, Departamenti i Shtetit dhe Sekretari Rubio priti nje delegacion te opozites Venezueljane duke u dhene atyre mbeshtetjen e qeverise se ShBA-ve, ajo akoma nuk ka formesuar nje qendrim per Shqiperine. Edhe pse eshte evidente se marredheniet midis Edi Rames dhe administrates se Presidentit Trump kane nje ngerc, shiptaret presin me shume. Shqiptaret u ngriten je vitin 1990 per te rrezuar komunizmin me syte dhe shpresen tek ShBA; edhe sot ata shohin nga ShBA-te me shprese se ato nuk do te lejojne nje vend anetar te NATO-s dhe aleat te ShBA-ve te rreshkasin ne narko-diktature. Shqiptaret presin qe se paku ShBA-te te mbajne te njejtin standard si me Venezuelen.

Çim Peka

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat