Një kryeministër që nuk përfaqëson qytetarët, por interesat e krimit dhe oligarkisë.
•Bandat i bëjnë fushatën.
•Bandat i blejnë votat.
•Bandat mbrohen, ndërsa qytetarët që mbrojnë votën arrestohen.
•Ka gjysmën e qeverisë në burg.
•Ka kthyer shtetin në shtet elektoral, zero qeverisje vetëm vjedhje.
•Tallet dhe poshtëron qytetarët.
•Akuzohet për afera me miliona euro.
•Përdor drejtësinë për të goditur kundërshtarin politik.
•Ka shpopulluar dhe varfëruar Shqipërinë më keq se çdo pushtues.
•Mediat i ka kthyer në zëdhënëse të regjimit, duke sulmuar opozitën me qëllim ta emërojë atë, por nuk do ta arrijë dot.
Opozita nuk zgjidhet nga regjimi, ajo zgjidhet nga opozitarët.
Ky është realiteti i sotëm.
Dhe në këtë realitet të frikshëm, askush nuk guxon të flasë për regjimin.
Gishtat drejtohen vetëm drejt opozitës, të vetmes që përballon këtë makineri shtypëse.
Mjaft më me analiza që ia mbulojnë krimin kriminelit!
Ne përballë do të na ketë me në krye Sali Berishën, për t’ua çjerrë maskën një për një!
Të vetmin që nuk mundën ta nënshtrojnë, të vetmin që u përball me të gjithë dhe nuk u dorëzua.
Të vetmin që i del ballë çdo bande, çdo afere, çdo padrejtësie.
Liderin e një opozite të vërtetë, që ka vetëm një mision, t’i rikthejë shqiptarëve demokracinë dhe dinjitetin.
Shkruan Elda Hoti:




