23.1 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeOpinionDy partitë që unë kisha qejf të dilnin mirë në zgjedhje: punto...

Dy partitë që unë kisha qejf të dilnin mirë në zgjedhje: punto di inserimento all’inizio

Mundësia” e Shehajt dhe “Shqipëria Bëhet” e Lapajt, morën bashkë 114 mijë vota. Një rezultat i mirë, marrë parasysh sesa fanatik e militant është votuesi ynë.

Do doja të ishin bashkë. Përveç deputetëve të Tiranës (3) do të merrnin deputet pa diskutim edhe në Vlorë e Fier duke krijuar grup parlamentar. Por ndoshta duhej kjo mëvetësi për të kuptuar edhe raportet e forcave në një aleancë të mundshme të nesërme.

Këto 114 mijë vota nuk do shkonin kurrsesi te Partia Demokratike në rast se këto Parti nuk do të konkuronin. Unë jam votues i tyre dhe, nëse nuk do të ishin ato, do të abstenoja. Në këtë kuptim, kurrfarë dëmi nuk i kanë bërë Partisë Demokratike.

Partia Demokratike është ok me veten. Do të ruajë ato vota që mori sa kohë të mundet. Nuk i duhen më shumë. Edhe po ranë pak ska gjë. Gradualisht do të bjerret në numër deri sa t’i bjerë arroganca. Ajo e humbi shansin të jetë Shtëpia e Opozitës. Duke vënë në rend të parë interesat meskine të një grupi njerëzish detyroi të tjerët të gjenin alternativa.

Fjalët më të mira i kam për Shehajn dhe Lapajn. Megjithë defektet e tyre. Çfarë mundi u është dashur për të bindur 114 mijë njerëz (ndër të cilët mbi 40 mijë janë nga Tirana) që të shkojnë në kutitë e votimit për të votuar një alternativë tjetër, që dihej se nuk do të ishte pjesë e pushtetit të ardhshëm!
Një punë kolosale, plot frikëra e pasiguri, luftëra nga të dy Partitë e mëdha e xhelozi të vogla mes vetes. Që më lanë një shije të keqe. Dhe një gjyq atje në sfond…

E di që janë të zhgënjyer të dy. Kushedi, kanë menduar se mund të merrnin 2 ose trefishin e numrit të deputetëve.
Por fillimi është i vështirë, dekurajues. Rriten ata që i mbijetojnë luftës, që mbjellin shpresë, që dinë të tejkalojnë zhgënjimet. Dhe Shehaj me Lapajn e kaluan provën e zjarrit.

E pëlqej dorën e shtrirë të Lapajt ndaj gjithë Partive të reja. Duke ndërtuar një frymë konstruktive mes vetes do të dijnë të afrojnë edhe mbështetësit dhe njëkohësisht ruajtur identitetin politik. Por kjo i takon të ardhmes. Sot u jam mirënjohës që krijuan një pikë referimi politik jashtë këtij pushtetit arroganr dhe kësaj Opozite të privatizuar. Vota për to është votë ndëshkimi për Partinë Demokratike. Mospajtim me ardhjen në pushtet të saj ashtu siç është. Sa më shpejt ta kuptojë këtë PD aq më shpejt do të ndodhë afrimi me këto Parti dhe krijimi i një aleance. Por ajo aleancë nuk do ndodhë asnjëherë me frymën ekzistuese të kësaj PD-je. Ndryshimi i PD-së është fillimi i ndryshimit të Opozitës. Përndryshe do jemi në të njëjtin qerthull.

Ermal Mulosmani:

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat