22.5 C
Albania
Saturday, April 18, 2026
Google search engine
HomeOpinionDeklarata skandaloze e komisionerit të vjedhjeve të zgjedhjeve:

Deklarata skandaloze e komisionerit të vjedhjeve të zgjedhjeve:

Reagim

▪︎Nuk e di ku e merr Komisioneri Celibashi guximin të deklaroje se “Asgjë nuk e ka cënuar integritetin e zgjedhjeve” të 11 Majit. Jo vetëm në këto zgjedhje, në të gjitha palët e zgjedhjeve që ka administruar ka deklaruar të njëjtën gjë, duke u jargavit si shërbëtor i shpifur i Edi Ramës se “ka vend për përmirësime”. Dhe kështu, Rama ka përmirësuar çdo palë zgjedhje metodologjinë e vjedhjeve për tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve, në sy të “paanësisë” së tij.

▪︎Të bën përshtypje ky tip njeriu që as nuk skuqet as nuk zverdhet, as nuk qesh as nuk nxehet. Dyll fytyra e tij e salduar për administrator zgjedhjesh. E drejta e tij për të jetuar kështu, me faqe t’zezë, por të rrijë në punë të vet. Duket se është përzgjedhur si i tillë, hipokrit, i pabesë, servil, skuthë, mostër që prodhon vetëm zgjedhje të vjedhura, të blera e të grabitura. Të ishte ndryshe do kishte dhënë dorëheqjen.

▪︎Vetëm po të nisesh nga opinioni paraprak i OSBE/ODHIR për proceset zgjedhore që ka administruar ky fytyrëstatujë, po të kishte vetëm pak integritet moral njerzor e profesional, duhej të kishte dhënë dorëheqjen. Jo se Rama nuk gjente dot të ngjashmin e tij. Por për të shpëtuar veten nga kjo deklaratë turpi, fyese për çdo shqiptar të ndershëm.

▪︎S’ka shqiptar që nuk e din se këto zgjedhje nuk ishin as të lira, as të barabarta, as të rregullta, përpos këtij komisionerit fytyrdyll. Edhe hajdutët e zgjedhjeve qeshin me të, “ça thotë ky budallai?” Mirë pretendimet e opozitës se mund ti duken ekzagjerime, po raportin paraprak të OSBE/ODHIR-it e ka dëgjuar e lexuar administratori i vjedhjeve? Po më shumë vota se zarfa nga diaspora, e quan integritet të pacënueshëm të zgjedhjeve ky robi? Po refuzimi i regjistrimit të 50 mijë emigrantëve i thonë gjë? Po mosdërgimi i zarfeve te rreth 60 mijë emigrantë, i duket integritet zgjedhjesh CeliBashës?! Po nënkontratën e DHL-së për shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë, e quan të rregullt ky mostra nanoramiste? Po ato skenat e Erjon Braçes me blerës votash tu ik me vrap me çanta shpine me lek e materiale zgjedhore, i ka parë ky palokomisioner? Po, dhjetra procese penale që janë regjistruar për krime zgjedhore, i din ky? Po 500 fletë votimi të humbura në Fier që u përdorën për “trenin bullgar” nga regjimi, si i konsideron Komisioneri ynë i urtë helm? Po atë banditin në Vorë e ka dëgjuar kur i thoshte një eksponenti të opozitës se “prano humbjen”? Po faljen e gjobave dy ditë para ditës së zgjedhjeve përse e lejoi ky sharlatani? Po punësimet elektorale përse nuk i kontrolloi Celibashi fytyrdyll? Po asfaltin elektoral e din ky integritetmadhi i pafytyrë? Po thirrjet e kryeministrit “ju që nuk votoni PS-në e mua, mos dilni në votime”, si i duken këtij horri majtist skuthë, integritet zgjedhjesh? Po fakti se DASH hera e parë që nuk ka folur për zgjedhjet tona i thotë gjë këtij sejmenit të Ramës?

▪︎Ti o fytyrdyll (i paftyrë dmth) je dora e zezë e regjimit për të pamundësuar votën e lirë të shqiptarve, do të thotë, ti je armik i votës së lirë. Dhe, me pas drejtësi në kët vend, ma t’parit ty duhet të të vihen prangat për krim zgjedhor.

▪︎Të paktën hesht, siq ke heshtur për krimin zgjedhor në çdo palë zgjedhje, se dorëheqja për sahanlëpirës si ty është e pamundur . Duhet me të larguar sahanin që të largohesh.

*Post scriptum:
Regjimet nuk mbijetojnë pa mercenarë. Regjimet para se të kthehen të tillë përgatisin këso mostrash për tu shërbyer.

Avukat Ndre Molla:

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të klikuarat