Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Politikë

145 Results / Page 2 of 17

Politikë

Eurodeputeti belg Michel De Maegd ngre alarmin për Shqipërinë: Protestat kundër korrupsionit dhe projekti në Sazan do të diskutohen edhe me qeverinë Belge:

Zëri i protestave qytetare në Shqipëri po dëgjohet gjithnjë e më shumë edhe në institucionet evropiane. Eurodeputeti belg Michel De Maegd ka reaguar publikisht lidhur me situatën në Shqipëri, duke e lidhur atë me standardet demokratike dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Në një deklaratë publike, ai thekson se protestat kundër projektit të turizmit luksoz në ishullin e Sazanit dhe në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe Vjosë-Nartës nuk […]

todayJuly 1, 2026 15

Politikë

5 eurodeputetë, mesazh Ramës nga protesta:

Protestës së 30-të për largimin e Edi Ramës i janë bashkuar edhe 5 eurodeputetë nga Gjermania, Holanda dhe Italia. Tineke Strik, Daniel Freund, Cristina Guarda, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg kishin mbajtur më herët edhe disa takime me grupe të ndryshme koordinatorësh për protestën. Më pas ata kanë mbajtur edhe fjalinë më protestë. Eurodeputetja gjermane Tineke Strik u shpreh se fjala e qytetarëve shqiptarë do të dëgjohet edhe në Bruksel. […]

todayJune 30, 2026 16

Politikë

Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus mbështet protestat në Shqipëri, paralajmëron praninë e saj në terren:

Në një zhvillim që pritet të tërheqë vëmendjen e opinionit publik europian, eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për protestat qytetare që po zhvillohen në Shqipëri dhe që tashmë kanë hyrë në ditën e 26-të. Deklarata e saj konsiderohet si një nga reagimet më të qarta që ka ardhur deri më tani nga një përfaqësuese e institucioneve europiane lidhur me lëvizjen protestuese që prej javësh po […]

todayJune 25, 2026 35

Politikë

Zgjohet bisha: Rikthehet Basha:

Do kandidoj në Tiranë, do shpartalloj Ramën dhe Berishën…po pres të marr dhe vulën…beteja sapo ka filluar. Lulzim Basha premton të zbresë në fushëbetejën e zgjedhjeve parlamentare, si një pol i ri politik, përballë Edi Ramës dhe socialistëve e koalicionit të partive opozitare të udhëhequr nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Në një intervistë për Vizion Plus, Lulzim Basha garanton se krahas betejës në Gjykatën e Lartë për të […]

todayJune 24, 2026 58

Politikë

Unë jam dhe do mbetem Marjana e maleve, e tash e kam kalue gardhin, pa kthim, ndërsa ju jeni në nji krizë të thellë legjitimiteti:

Letër e Hapun. Kryeministrit z. Edi Rama Zoti Kryeministër, Mbasditen e sotme pritet të jetë dita e 24-të e nji proteste prej dhjetëra mijëra qytetarësh të mbledhun në shesh, të revoltuem e të lodhun nga indiferenca, dehja dhe deliri i pushtetit të krejt klasës politike të vendit. Populli ju ka kërku nji rresht pikash, të cilat ju, përveçse keni shmangë përballjen dhe llogaridhanien që ju takon si drejtues i shtetit, […]

todayJune 24, 2026 74

Politikë

MIRËMËNGJES I DASHUR PROTESTUES:

Nuk të shoh si humbësin e një proteste, po si njeriun e mbetur vetëm me bindjet e tij. Ti i je bashkuar vorbullës thithëse të turmës, sepse beson sinqerisht se po mbron diçka të çmuar. Ndoshta ti ke frikë se vendi po shkon drejt humnerës. Kapitalistët e huaj do të gllabërojnë natyrën. Zogjtë e rrallë të Shqipërisë do të vdesin. Atdheu yt ka dalë në shitje. Ose ndoshta ti nuk […]

todayJune 23, 2026 16

Politikë

“Sot skenari u zbardh plotësisht! Deklaratën me kërkesa në emër të protestuesve e mbajti “zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, duke hedhur akuza të forta ndaj Dritan Goxhajt, i cili lexoi kërkesat e protestuesve. Sipas Ballës, Goxhaj vepron si “zëdhënës” i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri. “Sot skenari u zbardh plotësisht! Deklaratën me kërkesa në emër të protestuesve e mbajti “zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri. Personi quhet Dritan Goxhaj, […]

todayJune 22, 2026 29

Politikë

Rama do pritet sot nga Macron në Paris, në fokus integrimi në BE dhe investimet franceze në Shqipëri:

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Francës ku do të pritet në një takim zyrtar nga presidenti Emmanuel Macron më 22 qershor. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Rama dhe Macron do të takohen në orën 13:00 në Paris. Pritja do të zhvillohet në Pallatin Elysee ku pritet të diskutohet rreth integrimit të Shqipërisë në BE si dhe për investimet franceze në Shqipëri. Sipas njoftimit të bërë […]

todayJune 22, 2026 40

Politikë

Mund të jetë edhe kështu si thoni ju, z. Kryeministër, por kemi disa pyetje të thjeshta publike:

💰Kush e solli në piacë të vëmendjes shqiptare Kushnerin, ndërkohë që ishte shumë i zënë me hallet e Gazës dhe të Ukrainës? 💰Kush hipi te jahti i multimiliaderit dhe i tha se kishte një ishull për të shitur, mes “dhjetëra” ishujve që ka Shqipëria? 💰 Kush i shkeli ligjet shqiptare dhe ato amerikane për të lobuar me bë një foto me presidentin Trump? 💰 Kush i la tokat e Zvërnecit […]

todayJune 20, 2026 28